Kristaq Kume: Asnjë pengesë për zëvendësimin e mandateve, do zbatohet vetëm kodi elektoral

Juristi i njohur dhe ish kreu i KQZ, Kristaq Kume shprehet se nuk ka asnjë ngërç për zëvendësimin e mandateve të djegura të deputetëve socialistë. Ai thekson se marrja e një vendimi të tillë buron nga vetë kodi elektoral i votuar në unanimitet nga PD dhe PS.Zëvendësimi i deputetëve të Partisë Socialiste që kanë vendosur të bojkotojnë Kuvendin, bëhet vetëm me shumicë të thjeshtë. Ky është argument ligjor që jep ish-kreu i Komisisiont Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume në një intervistë për Televizionin Klan, i cili sqaron se marrja e një vendimi të tillë nga KQZ-ja buron nga vetë kodi elektoral. Kësisoj, për zotin Kume mundësia për një ngërç institucional nga ana e KQZ-së në zbatimin e ligjit për zëvendësimin e deputetëve nuk ekziston. Për zotin Kume Procedurat ligjore që ngarkojnë Komisionin Qendror të zgjedhjeve për zëvendësimin në listë proporcionale të deputetëve vijnë menjëhere pasi këta të fundit refuzojnë të jenë pjesë e punimeve të kuvendit për mëse 6 muaj. Dhe kur afatet kushtetuese janë ngushtuar ndjeshëm, atëherë KQZ-ja në rast se brenda datës 6 mars deputetet e PS do të refuzojnë të jenë pjesë e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit do të përfshihet në procedurën e zëvendësimit të mandateve në listën proporcionale të subjektit politik....