E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Alarm tek “Mjaft” për kontrollin tatimor – shumohet lëvizja për transparencë

09-04-2011 / Gazeta 55

Lëvizja “Mjaft”, e akuzuar më se një herë për dyshimet e sigurimit të mbijetesës së saj, e thënë ndryshe, për sigurimin e “donacioneve” të dyshimta, ka bërë qaramanen dje, kur nëpërmjet një njoftimi për shtyp të shpërndarë për mediat, është ankuar pse Tatimet kanë shkuar për kontroll edhe në zyrat e saj. Lëvizja “Mjaft”, e cila ka llomotitur për vite me radhë për “transparencë”, dje ka bërë të vetën shprehjen frazeologjike “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”, kur nëpërmjet njoftimi të shpërndarë për shtyp, nuk e ka fshehur zemërimin, pse edhe kjo lëvizje paska disa detyrime, të cilave duhet tu nënshtrohet.
Në dy faqet e formatit A 4, lëvizja “Mjaft”, rrekej dje të na mbushte endjen se nuk i duhej nënshtruar kontrollit nga Tatimet, “... për vetëdeklarimet dhe llogaritjen e derdhjes së detyrimeve nga tatimpaguesit që ndërtojnë e tregtojnë ambiente banimi, shërbimi dhe tregtie, në rolin e kontraktonit, nënkontraktorit, investitorit”.
Por, në këtë tentativë “mbushje mendje”, kjo lëvizja, nuk na thoshte “pse”, ajo nuk duhej ti nënshtrohej kontrollit tatimor.
Ah, po, e kishte një argument, sigurisht joligjor, atë të zakonshmin e sojit e sorollopit të tyre, sipas të cilit, “ky është sulmi i hapur ndaj kujtdo që guxon të jetë kritik ndaj keqqeverisjes dhe padrejtësive politike, është një mesazh i hapur për këdo që guxon të denoncoj apo të kundërshtoj korrupsionin si standard qeverisës”.
Me këtë frazë, kushdo, biles-biles edhe një gazetë që u mbyll pak kohë më parë (por që tani, askujt nuk i bie më ndër mend), i njeh të drejtën vetes të vetëklasifikohet si “i paprekshëm” dhe pas kësaj vetëvarje dekorate edhe të vetëshpërblehet me “imunitet”.
Natyrisht, “çunat e ‘Mjaftit’”, një ditë do të duhet të përballeshin me llogaridhënien përballë ligjit. Por kjo, sigurisht nuk ju jep atyre të drejtën, jo të shpërfillin ligjin dhe institucionet shtetërore, por as të abuzojnë e mashtrojnë, vetëm e vetëm që të na shfaqen si të persekutuar nga qeveria.
Nuk ju ka hije atyre çunave të zhburrëruar, të abuzojnë me përmendje numrash e ligjesh, (saktësisht, Ligji nr. 8788, datë 07. 05. 2001, “Për organizatat jofitimprurëse”), kur ndryshe nga pretendimi për “shmangie” nga ana e drejtuesve të Tatimeve, në nenin 41 të tij, konfirmon zhburrërimin e “çunave mashtrues të ‘Mjaftit’”, kur ju “kujton” atyre se, “Organet kompetente shtetërore kanë të drejtë të mbikëqyrin organizatat jofitimprurëse për sa i përket zbatimit të legjislacionit tatimor, doganor, të sigurimeve shoqërore, të lejimit të ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, të kontraktimit të ushtrimit të shërbimeve publike e sociale, si dhe për përmbushjen e veprimtarive të tyre me fonde të Buxhetit të Shtetit”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›