E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Ben Blushi prish ahengun e Edi Ramës në Durrës – anulohet darka e paralajmëruar

16-09-2013 / Gazeta 55

Një situatë e papritur ndryshoi rrjedhën e axhendës së djeshme të qeverisë së Edi Ramës. Pas betimit në Presidencë, pasi më parë ishte votuar në parlament, Rama kishte njoftuar ministrat për një darkë paspune në Durrës. Por, një situatë e sikletshme në Kuvend ndryshoi krejt rrjedhën e pasdites së qeverisë “Rama”. Bëhet fjalë për replikat e forta në Kuvend mes liderit historik të demokratëve, ish kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist, Ben Blushi. Ky i fundit, i ndodhur përballë fakteve kokëforta se programi i Ramës është një pamflet krize ekonomike dhe sociale, pranoi publikisht se, “kush e beson këtë program, është Don Kishot”. Blushi e zbardhi marazin e vet teksa kujtoi se ministrat ishin vënë në shantazh për të dorëzuar mandatin, edhe pse për këtë çështje, s’kishte kurrfarë vendimi politik nga kryesia e PS-së. Ky qëndrim ka tërbuar Edi Ramën, i cili mësohet të ketë thënë se “këta tipa s’meritojnë kurrfarë gëzimi”.
Ndonëse një ndër deputetët më të vjetër në radhët e socialistëve, qëndrimet e Blushit kanë qenë hera-herës paradoksale me situatat konkrete brenda PS-së. Kësisoj, 4 vjet më parë ai ishte promotor i Lëvizjes për Mendim Ndryshe në PS, (LMN), bashkë me katër deputetë të tjerë, 3 prej të cilëve s’bëjnë më pjesë në grupin parlamentar socialist, por që u harmonizua me Ramën në mënyrë krejt të papritur dhe të pakuptimtë. Kjo i siguroi atij një tjetër 4-vjeçar në parlament, por gjithsesi komplekset e fshehura kundër Ramës dhe politikës së tij, shfaqen në momentin më të papërshtatshëm për qeverinë e re. E thënë thjesht, Blushi shprehu një të vërtetë të madhe. Atë s’guxoi ta bëjë asnjë prej deputetëve, e bëri Blushi. Por, sigurisht atij do t’i bëhet një analizë. Anulimi i zijafetit të mbrëmshëm në Durrësi, s’është lajm i mirë... 
Paloka-Blushit: Nuk u bëre ministër se nuk i bëje dot detyrat e Ramës/Kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka në fjalën e tij nga foltorja e parlamentit pak para kalimit në votim të programit qeverisës akuzoi kryeministrin e dekretuar si njeri agresiv që keqpërdor ministrat. “Ne nuk kemi një qeveri. Kemi një njeri që i pëlqen të quhet koka se PS, i cili e ka gjetur kokën se dje ishte i shqetësuar. Njërit nga qoshja i bërtet i thotë pse qeshe, pastaj i bërtet i thotë pse nuk qeshe. Ministrat i përdor për të dërguar letrat, apo shishe uji. Ti Blush nuk pse mërzitesh që nuk u bërë ministër në këtë qeveri se nuk do ishe gati t’i bëje këto detyra”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›