Qeverisja nuk është Bulevard

Me një logjikë zaptuesish, bashkëpunëtorët personalë të Edi Ramës u rreshtuan në bulevard, duke u vetëshpallur si pronarët e rinj të shqiptarëve. Ata kishin thirrur në Bulevard edhe llurbën me sekserë e qehallarë, të gatshëm të grabisin llokmet e para. Por rreshtimi në bulevard s’të bën as ministër e as qeveritar dhe publiku qysh mbrëmë ka përcjellë mesazhin e tij se qeverisja s’është punë private e Edi Ramës e se ai s’do ta ketë Bulevard.
Vëzhgimi/Majko-Klosi & Co. fraksioni i të tredhurve politikë
Arritjet e tyre politike numërohen me pikatore, por kjo s’do të thotë se s’kanë dhënë kontributin e duhur në jetën politike shqiptare. Fjala është për ish kryeministrin, Pandeli Majko dhe ish ministrin e Arsimit, Blendi Klosi, por edhe të tjerë në radhën e atyre që s’bëjnë pjesë më në objektivat politike të Edi Ramës. Qeveria e re e votuar dje në parlament, në tërësi është një kabinet privat i Ramës, i cili ka rreshtuar në formacionin qeveritar klientët e tij. Të cilët faktikisht janë të shumtë në numër. Këta s’kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste dhe të shkuarën e saj politike, por janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Ramës dhe politikës së tij të përfitimit personal. Në këtë sens, sekserët e Edi Ramës u rreshtuan dje përgjatë bulevardit, duke u hequr si socialistë të votuar nga socialistët. Por, kjo s’është e vërtetë. Shumë syresh mes emrave të kabinetit “Rama”, vijnë nga bota e pazareve me të cilët ai ka ndarë përfitimet. Grupi i klientëve të Bashkisë së Tiranës, sot është sistemuar në kabinetin qeverisës, me të njëjtin qëllim; gëlltitjen e llokmave të pushtetit. Por, këtu Rama gabon, sepse qeveria s’mund të jetë një formacion bulevardi ku qëllimi i vetëm është përfitimi i pandershëm. Askush s’duhet t’ia garantojë këtë trase shfrytëzimi kreut të PS, në një kohë kur Shqipëria përballet me sfida madhore të integrimit. Por, interesi i tij i vetëmë shtë përfitimi dhe për këtë ka dhe do organizojë të gjithë arsenalin e besnikëve të tij, të cilët natë e ditë do punojnë, jo për të mirën e shqiptarëve, por për interesin personal të kreut të PS. Në këtë sens, “brezi i të vjetërve” të PS, nuk ka vend në kabinetin personal të Ramës, që në një farë mënyrë mund edhe të kishte kuptim rreshtimi rreth tij, por në fakt, në tërësi gjithçka vërtitet rreth një kaste bashkëpunëtorësh të ngushtë që do ndajnë mes tyre parcelën e pushtetit. Ndaj, Majko-Klosin & Co., quhen ndryshe në PS si fraksioni i të tredhurve politikë të cilët s’kanë vend në pushtetin socialist dhe pse prej vitesh kanë kontribuuar për forcën e tyre politike. Prej ditës së djeshme, është formalizuar edhe zyrtarisht kabineti personal i Ramës dhe aty s’e gjen veten asnjë socialist. Të gjithë janë klientë të pushtetit.