Prezantohet ministri Erion Veliaj: Do qajmë çdo hall të qytetarëve
Ministri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj është prezantuar sot në ambientet e institucionit që do të drejtojë.
Ceremonia e marrjes së detyrës është zhvilluar në selinë e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ku ish-ministri Spiro Ksera i dorëzoi detyrën pasardhësit të tij.
Në fjalën e tij, ish-ministri Ksera renditi disa nga arritjet e kësaj ministrie gjatë viteve që është drejtuar prej tij.
I uroj zotit Erjon Veliaj punë të mbarë, suksese, të jetë i palodhur dhe në shërbim të qytetarëve shqiptare, sidomos të atyre që jetojnë në varfëri ekstreme, që kanë probleme të familjes, të dhunës, deklaroi Ksera.
Ndërsa Ministri i Mirëqënies dhe Rinisë Erjon Veliaj falënderoi Spiro Kserën që shërbeu si ministër i Punës dhe Shanseve të Barabarta. Ai theksoi se punonjësit e Ministrisë do të angazhohen dhe në misione vullnetare në institucionet vullnetare që varen nga kjo dikasteri ku ata punojnë.
Falënderoj zotin Ksera për shërbimin dhe gjithçka që ka bërë në këtë ministri. Punonjësit këtu duhet të gjejnë kohë për të qenë vullnetarë në institucionet që kemi në varësi. Të bëhet misionar dhe kontribuues në institucionet vullnetare që menaxhojmë. Shqipëret kanë halle, nuk do të mund të zgjidhim çdo hall por do qajmë çdo hall që ata kanë tha ai.