Fakti/Edvini terbohet detyron terheqjen e reklames se AMC per te hequr fjalen Ed Lepri
Edi Rama ka filluar te ndjeje shqetesimet e para te aleances se korrupsionit me Tan Leprin. Nje reklame e kompanise celulare AMC ka tmerruar oborrin socialist te ngrehines ylberiste pasi ne te atakohet nje togfjalesh qe atakon drejtperdrejt Edi Ramen dhe bashkepunetoret e tij te perfshire ne afera korruptive.
Ed Lepri eshte nje pjese e sloganit te reklames se AMC e cila prej dites se neserme nuk do te jete me ne treg sipasoje e nje note proteste te Edi Rames drejtuar krereve te kompanise per ta terhequr ate pasi pavaresisht nga theksi i anglishtes dhe kuptimi i saj ne shqip tingellon ndryshe por shume domethenese.
Dhe tingellon pikerisht nese mund ta zgjatojme Edi dhe Lepri dy bashkepunetoret me te ngushte ne ndarjen e fitimeve te paligjshme permes gjobave marramendese ndaj investitoreve ne kembim te miratimit te lejes se ndertimit. Edi Rama dhe Tan Lepri eshte motoja e korrupsionit ryshfetit dhe ndarjes se shumave te medha permes snobimit te ligjit dhe njeherazi rrenimit te bizneseve te ndertimit. Edi Rama dhe Tan Lepri vazhdojne te mbeten aleanca me armike e kryeqytetit shqiptar pasi jane keta te dy pa harruar dhe Dashin Kocon apo edhe Maten qe e kane kthyer ate ne nje gangrene te betonizuar duke sjelle nje shkaterrim te rende te sistemit ekologjik.
Realisht reklama e kompanise se telefonise celulare AMC nuk ka lidhje me denoncimet e medias per aleacen Edi dhe Lepri por shqetesimi i kryetarit te socialisteve eshte vertet serioz dhe askush me shume se ai nuk e di se sa mekate i ka bere kryeqytetit duke sjelle rrenimin e tij vit pas viti. Por edhe pse nuk eshte i qarte pozicioni i AMC ndaj kesaj kerkese te Edi Rames me shume mundesi reklama Ed Lepri nuk do te jete me ne treg. Ndoshta AMC me te drejte mund te solidarizohet me shqetesimin e Edvinit por kjo nuk ia fsheh dhe as harron shkeljet e renda ligjore te tij dhe aleances qe mban gjalle korrupsionin ne Bashkine e Tiranes.