Fokus/Rama i vetmi politikan i papune qe gjezdis rrugeve duke mallkuar heqjen e vizave

Kryetari part-time i Bashkise se Tiranes Edi Rama vazhdon te neglizhoje detyrimet ndaj komunitetit duke zhveshur keshtu veten nga cdo pergjegjesi morale etike dhe ligjore. Edi Rama ka muaj te tere per te mos thene vite qe nuk kthehet ne pune. Duke bredhur neper rrugicat e ngushta te pseudopolitikes se tij nekrofile spo ben gje tjeter vecse po rrenon ne maksimum jeten e qytetareve dhe njeherazi po shperfytyron besimin e atyre pak mbeshtetesve socialiste. Ne keto kushte Edi Rama brohoret nga veriu ne jug se ne Shqiperi ka nivel te larte papunesie duke permendur nje shifer te cmendur prej 1 milione te papune dhe se vetem gjate vitit 2010-te numri i tyre eshte rritur me 100 mije. E gjithe kjo eshte e kuptueshme se Edi Rames teza te tilla nulifikimi i sherbejne per zhvillimin e sloganeve te tij dashakeqese per te kerkuar largimin e qeverise dhe instalimin ne Shqiperi te nje aparati shteteror sipas doktrines se nomeklatures hoxhiste e cila eshte percjelle ne Shqiperine pluraliste nga sherbetori i oborrit komunist Ramiz Alia. Ne kete sens realisht Shqiperia ka te papune por jo ne shifrat qe pretendon Edi Rama. Qe ketu duket se kryetari i Bashkise se Tiranes ka mungese informacioni per anen administrative qe qeverisjes vendore dhe jo me te asaj ne qendrore aq shume e lakmueshme prej tij. Tonalitetet ne rritje per kritika kundrejt qeverise dhe kurdisjen e sulmeve politike vetem e vetem se pse Sali Berisha fitoi zgjedhjet e 2009-es dhe u rikonfirmua kryeminister duke udhehequr Shqiperine ne rrugen e saj te integrimit evropian. Nje fakt realist thote se urrejtja me e madhe e Edi Rames eshte per ate shumice shqiptaresh qe si eshte bindur asnjehere tendencave te tij malavite per te rrokadisur stabilitetin politik dhe cenuar standardin politik te vendit. Ndaj edhe eshte cmenduri te besohet se Shqiperia eshte e perbere nga 1 milione te papune ne nje kohe kur ne cdo cep te vendit po zbatohen projekte gjigante ne infrastrukture ashtu edhe ne industrine energjetike. Pretendimi per rritje marramendese te papauneve bie ndesh me nje tjeter standard unik te qeverise Berisha. Ne keto 5 vite permes nje revolucioni te vertete fiskal u ulen ndjeshem taksat duke motivuar denjesisht zhvillimin e biznesit ku figurojne mijera te punesuar si dhe kapjen e nje standardi evropian per thithjen e investitoreve te huaj. Kesisoj nese mendojme per te papune ne Shqiperi sigurisht qe smund te merren per te mireqena deklaratat e Edi Rames pasi ai e ndjen veten te papune persa kohe nuk eshte ne sherbim te komunitetit qe e ka votebesuar. Ndaj edhe ne kete rast do te vlente shprehje e hershme e shoqerise civile Rama lere politiken se nuk je per te kthehu te problemet e Bashkise.
...