E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkepunimi bilateral dhe nisma rajonale ne interes te integrimit

22-09-2010 / Gazeta 55

Ministri i Jashtem Haxhinasto takon ne Nju Jork homologet e tij te Malit te Zi Bosnje ndash Hercegovines dhe Gjeorgjise


Gjate qendrimit te tij ne Nju Jork me rastin e hapjes se punimeve te Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u takua me homologet e tij te Malit te Zi Bosnje Hercegovines dhe Gjeorgjise. Me homologun e tij malazez Milan Rocen Edmond Haxhinasto ka diskutuar per forcimin e metejshem te marredhenieve te bashkepunimit mes dy vendeve si ne kuadrin dypalesh ashtu edhe ne kuadrin e nismave rajonale dhe te procesit te perbashket te integrimit evropian e euroatlantik. Ministri Rocen shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e pakursyer te Shqiperise per procesin e anetaresimit te vendit te tij ne strukturat Euroatlantike si nje kontribut ne stabilitetin e Malit te Zi e rajonit ne pergjithesi. Ne perfundim ministri Rocen e ftoi ministrin Haxhinasto per nje vizite zyrtare ne Podgorice ne nje kohe sa me te afert ftese e cila u prit me kenaqesi. Kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto zhvilloi nje takim me homologun e tij te Bosnje-Hercegovines Sven Alkalaj. Ministri Alkalaj falenderoi Shqiperine per mbeshtetjen e vazhdueshme qe i ka dhene Bosnje - Hercegovines ne procesin e integrimit euroatlantik dhe ne ecjen perpara me Planin e Veprimit per anetaresim ne NATO. Ministri i Jashtem Haxhinasto vuri ne dukje politiken konstruktive te Shqiperise per bashkepunimin dhe integrimin rajonal dhe shprehu nevojen per domosdoshmerine e perfshirjes se Kosoves ne gjithe aktivitetet e ketij procesi. Gjithashtu ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi nje takim edhe me ministrin e Jashtem te Gjeorgjise Grigol Vashadze. Ne drejtim te zgjerimit te dialogut politik u ra dakord per ecjen perpara duke filluar me konsultimet ne nivel drejtoresh politike e duke ecur gradualisht drejt shkembimit te vizitave te Ministrave te Jashtem. Ministri Vashadze njoftoi mbi planet e tij per emerimin e nje Konsulli Nderi te Gjeorgjise ne Shqiperi ose emerimin fillimisht te nje te Ngarkuari me Pune te Ambasades se Gjeorgjise ne Tirane. Ministri gjeorgjian shprehu mbeshtetjen e plote te vendit te tij per synimin e Shqiperise per te marre kryesine e radhes se OSBE-se.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›