E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Shqiptarët e Preshevës po i përjetojnë zgjedhjet serbe përmes manipulimeve

25-04-2012 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, dhe njëkohësisht edhe kandidati i vetëm shqiptar për deputet në zgjedhjet e 6 majit Riza Halimi, ka dalë hapur në mbështetje të kandidaturës së Muhamer Zukorliçit për President të Serbisë. Muhamer Zukorliç është personalitet fetar (hoxhë- Kryetar i Bashkësisë Islame në Serbi) dhe me mjaft mbështetje në krahinën e Sanxhakut. Anketat japin se ai mund të marrë rret 3% të votave në zgjedhjet për president. “Ne do të votojmë për Muamer Zukorliçin, si kandidat për President të Serbisë, meqë duket një personalitet interesant dhe kandidati më serioz, i cili ka qenë i interesuar gjithnjë për zgjidhje e problemeve, jo vetëm në Sanxhak, por edhe në Luginën e Preshevës. Ky është angazhim i cili dëshmohet edhe në programin e tij”, ka thënë z. Halimi. Ai është i vetëdijshëm se Zukorliç nuk do të fitojë kur shprehet se “Ne jemi të vetëdijshëm se Zukorliç e ka të vështirë të fitojë, por ne me votën tonë do të dëshmojmë se përkrahim, mbështesim ato forca progresiste, përkrahim atë personalitet, i cili mendon mirë për Luginën e Preshevës, Përkrahje kjo e cila deri tani na ka munguar dhe do të jetë mësim dhe shembull për liderët tjerë serbë, të cilët vazhdimisht kanë injoruar kërkesat tona apo avancimin e proceseve demokratike, politike dhe ekonomike në Luginën e Preshevës”.
Dita - Në organet informative të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, informohet se rreth 2000 votues potencialë shqiptarë të asaj zone janë hequr nga listat zgjedhore në Serbi, pas aprovimit të ligjit për të ashtuquajturat lista unike zgjedhore. Sqarojmë se në Serbi, pas aprovimit të ligjit për listat unike zgjedhore në nivel shtetëror, listat ekzistuese zgjedhore korrigjuar, duke eliminuar personat e vdekur si dhe ata që dy herë kanë qenë të shënuar nëpër këto lista. Por në rastin e shqiptarëve, gjithmonë sipas organeve të mësipërme, janë bërë jo vetëm këto ndryshime por “janë hequr me të padrejtë edhe rreth 2000 votues”, ku shumë prej tyre janë ata që këtë vit kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe normalisht duhet të votojnë. Shënimi në listat zgjedhore kërkon tashmë një procedurë të ndërlikuar gjyqësore dhe duhet bërë patjetër deri me 21 prill. E gjitha kjo të krijon përshtypjen se organet përkatëse që kanë përpiluar listat zgjedhore, kanë vepruar në këtë mënyrë jo pa qëllim. Kundër këtij akti ka protestuar edhe kandidati i vetëm shqiptar Riza Halimi, duke e cilësuar si akt të qëllimshëm që synon zvogëlimin e numrit të votuesve shqiptarë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›