E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faktori Ibrahimoviç udhëheq Milanin

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 19:44

Ish trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti beson se Zlatan Ibrahimoviç është dallimi mes suksesit dhe dështimit në San Siro. Golat e Ibrahimoviçit ishin njëra prej arsyeve kryesore që Rossonerët festuan Scudetton e tyre të parë nga viti 2004 në fund të sezonit të kaluar.

“Ibrahimoviç ishte shumë i rëndësishëm për Interin, por më pak te Barcelona”, tha Ancelotti për Sky Sport Italia. “Ai është faktor përcaktues në Milan dhe ka rikthyer entuziazmin në ekip”, shtoi ish trajneri i Milanit.

Ylli suedez Ibrahimoviç realizoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Viktoria Plzen në Grupin H të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma, ndërsa asistoi te goli i dytë për Antonio Cassanon.

Pas takimit, trajneri i Viktorias, Pavel Vrba tha se rikthimi i Ibrahimoviçit nga lëndimi ishte kyç në fitoren e Milanit.

“Ibrahimoviç ishte futbollisti më i mirë në fushë, Milan ishte me fat që ai u rikuperua me kohë dhe ai vendosi ndeshjen”, tha Vrba për UEFA.com. Ibrahimoviç pritet të paraqitet sërish për Milanin, kur ata udhëtojnë në Torino për t’u takuar me liderin e Serie A, Juventusin të dielën mbrëma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›