E Diel, 1 Nëntor 2026

Boterori 2014 ne Brazil me i kushtueshmi

Mes dyshimeve dhe akuzave për korrupsion si dhe tejkalim të fondeve, Botërori 2014 që do të zhvillohet në Brazil do të jetë më i kushtueshmi në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit. Kur ka nisur numërimi mbrapsht me një mijë ditë përpara nisjes së turneut, organizatorët kanë bërë të ditur se ai do të kushtojë rreth 33 miliardë reais, të barabarta me 13 miliardë dollarë. 

Kjo shumë përfshin investimet në projektet e transportit, konstruksionin e stadiumeve dhe zmadhimin e aeroporteve që do të presin miliona tifozë nga e gjithë bota. Një pjesë e konsiderueshme e këtij fondi do të shkojë për sigurinë, një tjetër detaj shqetësues bazuar në shifrat e larta të kriminalitetit në Brazil dhe që i shtohet problemeve të mëdha që po hasin organizatorët.

Vonesat në ndërtimin dhe rikonstruksionin e 12 stadiumeve që do të presin ndeshjet e Botërorit kanë ngritur shumë dyshime mbi zhvillimin e tujrneut gjigand në Brazil, ndërsa FIFA ka kërkuar nga autoritetet që gjithcka të jetë gati në verën e vitit 2013, kur do të zhvillohet dhe Kupa e Konfederatave. Këtyre vonesave i janë shtuar edhe akuzat për korrupsion. Një grup prej 12 prokurorësh janë të përqëndruar vetëm te Kupa e Botës, ndërsa deri tani janë nën hetim 80 cështje civile.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›