Zidane, më i miri në 20 vitet e fundit

Marcello Lippi beson se ish ylli i Juventusit dhe i Real Madridit, Zinedine Zidane është futbollisti më i mirë i 20 viteve të fundit. Ata punuan së bashku në gjigantin italian nga 1996 deri 1999 dhe Lippi nuk ka asgjë përveç lëvdatave për ish reprezentuesin francez, i cili u pensionua nga futbolli më 2006.
“Futbollisti më i mirë në 20 vitet e fundit? Duhet të jetë Zidane. Ai kishte gjithçka. Ju asnjëherë nuk është dashur t’i thoni diçka pasi ai i bënte të gjitha i vetëm dhe e dinte se çka pritej prej tij”, tha Lippi për Il Mattino.
Zidane gjatë karrierës së tij si futbollist, përveç Juventusit dhe Real Madridit, luajti edhe për Cannes dhe Bordeaux, por u pensionua me gjigantin madrilen, ndërsa ndeshja e tij e fundit ishte finalja e Kampionatit botëror 2006, kur u mposht pikërisht nga Italia e udhëhequr nga Lippi.
Në atë takim, Zidane kishte kaluar Francën në epërsi nga penalltia para se rezultati të barazohej dhe ai më pas të përjashtohej me karton të kuq në lojën shtesë. Zidane është tri herë fitues i Topit të Artë, 1998, 200, 2003. Aktualisht Zidane mban rolin e këshilltarit të trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho.
Ndërsa, sa i përket futbollistit që u veçua në dy dekadat para Zidanes, Lippi theksoi: “Në 20 vitet para Zidanes, Diego Maradona ishte pa dyshim më i miri”.