Alarmi i Platini Bastet po marrin kontrollin e futbollit

“Bastet po marrin kontrollin e futbollit’. Ky është alarmi i lëshuar nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini në mbledhjen e fundit të Këshillit të Europës. Numri një i qeverisë europiane të futbollit ka bërë të ditur se numri i ndeshjeve të trukuara është në rritje, duke e bërë alarmante situatën përballë milionave që qarkullojnë nga bastet e paligjshme.
"Futbolli është i friksuar dhe mund të them se i gjithë sporti europian është i shqetësuar. Rritja e numrit të ndeshjeve të trukuara është alarmante dhe asnjë sport, apo vend nuk është imun ndaj këtij progresi që po bëjnë bastet sportive. Nëse nuk do të ndërhyjmë rrezikojmë të humbasim kontrollin ndaj futbollit”, është shprehur Platini. Presidenti i UEFA-s ka risjellë në mendje skanimin e rreptë që institucioni që ai drejton i bën të gjitha ndeshjeve që luhen nën logon e tij, por për një luftë më të ashpër ndaj paracaktimit të ndeshjeve sportive ai ka kërkuar ndihmën e Këshillit të Europës për aktivizimin e të gjitha forcave të tij përfshirë edhe Europolin.
Skandalet e fundit që shpërthyen në Itali, Greqi dhe Turqi përforcojnë frikën e Platini, që ka premtuar tolerancë zero ndaj të gjithë skuadrave apo personat e përfshirë në rrjetin e basteve të palighshme. Por, jo vetëm bastet. Një tjetër efekt negativ që shqetëson UEFA-n është dhuna në stadiume, që nuk ka munguar edhe në ndeshjet e rëndësishme ndërkombëtare që luhen në siglën e qeverisë europiane të futbollit.
Nertan Prifti