Faktori minoritar në balotazhe
Autori i Lajmit: Nga Shkelzen Maliqi
Sistemi zgjedhor i Kosovës favorizon në një masë disproporcionale partitë minoritare në bazë të parimit të “diskriminimit pozitiv”. Përfitues nuk janë vetëm serbët, për shkak të të cilëve edhe u pat instaluar ky sistem, por edhe minoritetet tjera. Për pasojë, partive të mëdha për fitore të plotë dhe të pastër nuk u mjafton që ta sigurojnë minimumin e një më shumë se 50 për qind të votës. Dhe kjo vlen edhe për koalicionet. Për ta krijuar Qeverinë duhet të llogariten edhe mandatet e fituara të partive minoritare, të cilat edhe krijojnë dallimin dhe mundësojnë qeverisje më të rehatshme qoftë në nivelin qendror, qoftë në atë komunal, atje ku minoritetet e kanë peshën vetanake faktorizuese.
Roli i partive minoritare shpesh neglizhohet deri në momentin e fundit, atëherë kur votat dhe mandatet e tyre bëhen përcaktuese. Në zgjedhjet e 15 nëntorit, duke përjashtuar interesimin jo edhe aq entuziast për (mos)participimin e serbëve, nuk kemi dëgjuar shumë për këto parti që në Kuvendin aktual të Kosovës numërojnë 12 subjekte, 3 prej tyre me nga 3 deputetë, 1 me 2 deputetë, kurse 7 me nga 1 deputet. Vetëm tani që kanë dalë rezultatet e raundit të parë për kryetarë të komunave, dhe së shpejti do të fillojë fushata dhe koalicionet për balotazhe, disa nga këto parti minoritare po bëhen atraktive dhe objekt i spekulimeve. P.sh., në Prizren pesha e disa partive - të turqve, goranëve dhe myslimanëve - ka gjasa që të bëhet përcaktuese për fituesin, ashtu siç ka qenë edhe në zgjedhjet e vitit 2007.
Në sistemet demokratike, dhe Kosova e ka aprovuar dhe po ndërton me mjaft sukses një model të tillë, kjo pjesë e garës elektorale kur faktorizohen minoritetet është gjë e zakonshme dhe pjesë e lojës. Kjo siguron disa përparësi dhe dëgjimin më me vëmendje të zërit dhe të kërkesave të përfaqësuesve të pakicave, që përndryshe nuk do të fitonin mandate ose edhe nuk do të vinin aq në shprehje duke u “majorizuar”, çka do të thotë - duke iu nënshtruar votës dhe “diktatit” të shumicës.
Arsyeja pse e bëj këtë shënim është se, konkretisht në rastin e Prizrenit këto ditë kemi dëgjuar disa komente dhe reagime që e shtrembërojnë dhe paraqesin në dritën negative këtë proces, duke aluduar në atë se po “manipulohet” me votat e minoritarëve duke bërë presione ose duke i “blerë” shefat e partive të tyre. Logjika e reagimeve është kjo: nëse nuk do të ishin minoritarët, partia jonë, ose koalicioni i partisë tonë me një parti tjetër, do të dilte fituese në balotazh, ndërkaq përcaktimi i partive minoritare që janë duke lidhur koalicion me partinë kundërshtare, krijon kushtet që partia jonë të humbë postin e kryetarit.
Edhe konkretisht është e qartë se Prizreni është shembull ilustrativ për mundësinë e përmbysjes të “vullnetit” të shumicës relative të votuesve. Në zgjedhjet e vitit 2007 kandidati i LDKsë për kryetar në raundin e parë ka qenë në përparësi ndaj kandidatit të PDKsë, ndërkaq në balotazh përcaktimi i votave minoritare e ka përmbysur rezultatin. Tani është situata pak më ndryshe. Kandidati i PDKsë për kryetar ka përparësi, ndërkaq në balotazh sërish garon me kandidatin e LDKsë, i cili ngec për rreth 2 për qind, por ka siguruar përkrahjen e AAKsë dhe pretendon se duhet të jetë fitues, vetëm se e ka problemin që PDKja sërish i ka ndrequr fjalët me minoritarët dhe mund të fitojë edhe kësaj radhe.
Një argument që tingëllonte shumë keq në ankesat për pasojat e votës së minoritarëve është ai se vota e tyre po shkaktuaka përmbysje të vullnetit të shumicës shqiptare! Kjo garë për shqiptarizëm ka pasoja të dëmshme dhe fut idenë e një çarjeje, deri diku sipas modelit të Shqipërisë, mes të djathtës që e konsideron veten “kombëtarisht të avancuar”, dhe të majtës që po e dobësuaka interesin e kombit duke koketuar me minoritetet dhe “forcat antikombëtare”. Në të kaluarën kemi pasur mjaft bërllok të tillë ideologjik në etiketimet e kundërshtarëve, jo vetëm me paragjykime ndaj të majtës, por edhe anasjelltas, të paragjykimeve për të djathtën. Kjo aq më pak është e logjikshme dhe e nevojshme kur të kihet parasysh se në Kosovë edhe nuk ekzistojnë forcat e majta dhe djathta me ideologji dhe programe të qarta, por kemi vetëm një mishmash të programeve ku asnjëri prej tyre as që provon ti bëjë ballë kapitalizmit galopant dhe neoliberalizmit triumfues.
Për koalicionet joparimore, ose ato të detyrueshme, mund të flitet kur shpërndarja e mandateve nuk krijon mundësi për koalicione parimore. Dhe matematika e mandateve mund të jetë ndryshe në nivelin qendror, p.sh., ajo e koalicionit aktual që e kemi, PDK-LDK, dhe ndryshe në nivelet lokale, ku për balotazhe LDKja për partner ka zgjedhur kryesisht AAKnë. Kjo është legjitime. Rregullat e garës në asnjë nivel dhe në asnjë mënyrë nuk përjashtojnë të gjitha kombinimet e koalicioneve, qoftë edhe ato me partitë serbe, apo edhe me partitë e minoriteteve tjera. Madje, edhe nëse supozohet se paska “korruptim”, apo presione ndaj udhëheqësive të partive të vogla, që me gjasë është vetëm paragjykim dhe rezultat i dobësisë vetanake në komunikimin dhe ofertat për minoritarët, është vështirë të imagjinohet se mijëra votues të këtyre partive do të “dhunohen” nëse dalin në zgjedhje dhe ia japin votën partisë tjetër.
Ky lajm është publikuar: 01/12/2009