Shtypi mbi ndalimin e ndërtimit të minareve në Zvicër
Autori i Lajmit: Nga BBC
Postera kundër ndërtimit të minareve. Në gazeta, në shtypin britanik, zenë një vend të veçantë zhvillimet e fundit në Zvicër.
The Guardian shkruan "Katër dhe jo më shumë- referendumi zvicerian ndalon myslimanët nga ndërtimi i minareve."
Zvicra, shkruan gazeta, u bë vendi i parë në Evropë dje që votoi për të ndaluar praktikat fetare të myslimanëve kur një referendum që ndalon ndërtimin e minareve mbi xhami, u përkrah nga një shumicë e fortë.
Rezultati surprizë që ndalon minaretë në një vend që ka vetëm katër xhami me minare dhe nuk ka probleme aq të dukshme me militantizmin islamist habiti edhe vetë qeverinë zviceriane që duket se po përgatit veten për një reagim në Lindjen e Mesme.
Rezultati, shkruan gazeta, duket se do shkaktojë probleme atje ku ka patur paqe relative, dëmtojë imazhin e vendit jashtë dhe kthejë prapa përpjekjet për integrimin e një popullsie myslimane prej 400 mijë vetësh, shumica myslimanë të Evropës dhe njerëz që nuk shkojnë në xhami nga Ballkani. Por për këtë zhvillim
The Indipendent thotë "Shok, ndërsa Zvicra voton për të ndaluar ndërtimin e minareve." Gazeta citon një përfaqësues të shoqatës së organizatave islamiste që thotë se "Kjo do të shkaktojë probleme të rëndësishme pasi u sulmuan xhamitë." Një nga objektet deri më tani të një sulmi të paidentifikuar është xhamia më e madhe në Gjenevë. Një kuti boje u hodh të enjten dhe në një sulm tjetër një xhami tjetër u godit me gurë.
Gazeta thotë se popullsia myslimane e Zvicrës kryesisht përbëhet nga turq, boshnjakë dhe shqiptarë. Shumica janë refugjatë të luftrave në Jugosllavi ne vitet 90. Dhe sipas statistikave të qeverisë më pak se 13% praktikojnë fenë.
Qeveria zviceriane vetë kishte bërë thirrje votuesve të hidhnin poshtë iniciativën për ndalim të ndërtimit të minareve.
Po në gazeta the Times shkruan "Ai ka edhe një vit për të jetuar, nuk ishte nazist dhe askush nuk mund të thotë se është ai. Procesi gjyqësor i Demnjanuk fillon. "
Një 89 vjeçar, shkruan gazeta që bie n gjumë në mes të bisedës do të dërgohet sot me karrocë invalidi në gjykatën në Munih. Ai është nën akuza se ishte ndihmës në vrasjen e 27900 personave.
Do të ketë edhe 9 vetë të tjerë krah tij. Asnjë prej tyre mesa duket nuk mund të identifikojë pozitivisht atë. Nëse nuk gjendet fajtor, ai do të kalojë ditët e fundit të jetës në një azil në Gjermani. "
The Financial Times për këtë shkruan "Sistemi gjerman i drejtësisë në gjyq ndërsa fillon procesi gjygjësor mbi kampet e vdekjes." Gazeta thotë se prokurorët po futen në ujëra të pashkelura, ndërsa ata mbështeten në prova rrethanore. Në zhvillime të tjera shkurtimisht, The Daily Telegraph shkruan "SHBA lejoi Bin Laden të jetë i lirë. " Si dhe "Paksitani duhet të bëjë më shumë për të na ndihmuar ne, thotë Brown." Thirrja e Brown-it vjen në kohën kur Barack Obama pritet të njoftojë se ai do të dërgojë 35 mijë trupa shtesë në Afganistan. Gazeta thotë se autoritetet dhe forcat e sigurisë - kanë dështuar të përballin problemin e Al Kaidas. " Këtë javë kryeministri britanik do ti thotë Pakistanit se ka dështuar të bëjë sa duhet për të përballuar al Kaidan dhe ka kritikuar udhëheqjen e vendit se nuk kanë gjetur Osama Bin Ladenin.Downing Street beson se shërbimet sekrete pakistaneze kanë bashkëpunuar me grupet ekstremiste.Zoti Brown tha dje se besonte se Bin Laden ishte ende në Pakistan.
Ky lajm është publikuar: 01/12/2009