E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH, shpall studentët fitues në të 11 universitetet publike

22 mijë të rinj në të gjithë vendin, kanë siguruar të drejtën e studimit në universitet. MASH ka publikuar të premten listën e studentëve fitues në të 11 universitetet publike të vendit. Në një komunikim zyrtar kjo ministri u ka bërë thirrje fituesve, që të rregjistrohen brenda afateve të caktuara, në të kundërt humbasin të drejtën e studimit për këtë vit.
Të shtunën të gjitha fakultetet e universiteteve publike çelin dyert e sekretarive mësimore për të nisur rregjistrimin e studenjtëve të rinj, proces i cili do të zgjasë deri më datë 18 shtator. Sipas dekanit të fakultetit histori filologji, sekretaritë do të punojnë me orare të zgjatura për të kryer këtë detyrë.
Për rregjistrimin në fakultet, çdo student, duhet të paraqesë në dosjen personale, dëftesën e pjekurisë ose listën e notave të gjimnazit, fotokopjen e dokumentit të identifikimit si dhe mandate arkëtimin e tarifës së rregjistrimit prej 1500 lekësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›