E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakulteti i Mjekesise bojkot mesimit

Studentet e Fakultetit te Mjekesise jane teper te shqetesuar per sa i takon kerkesave te tyre dhe problemeve nisur qe nga mungesat e librave kapaciteteve ne biblioteke tek rregullorja e specializimeve e deri te frekuentimi i oreve te mesimit nga pedagoget e ketij fakulteti qe jane shume te punesuar dhe angazhuar me veprimtari e pune te tjera.

Pas denoncimit qe i beri keshilli studentor mbarevajtjes se punes ne Fakultetin e Mjekesise nuk ka pasur asnje reagim nga ana e dekanatit. Studentet sqarojne se te ndodhur ne te tilla kushte kur problematika dhe pergjegjshmeria ne fakultet nuk paraqesin asnje rendesi per negociata e permiresim atehere ajo qe mbetet jane protestat e bojkoti i mesimit.

Lidhur me problemet e Fakultetit te Mjekesise eshte vene ne dijeni edhe rektorati i Universitetit te Tiranes si dhe Kryeministria.

Studentet duke nisur nga kjo jave kane sqaruar se do te organizohen dhe madje do te rakordojne per gjithcka te nevojshme per nje levizje studentore.

Sakaq pritet qe ne dhjetor te zhvillohet dhe konkursi per specializimet e mjekeve. Jane rreth 350 kuota. Rregullorja e miratuar ne korrik te ketij viti dhe sistemi i vleresimit eshte nje tjeter problem qe ka shqetesuar studentet e Mjekesise edhe ata qe kane studiuar e kthehen nga universitetet e huaja.

Nje pike e rregullores se specializimeve thote qe nuk lejohen te marrin pjese ne konkurs mjeket mbi 35 vjec.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›