Pellumbi Deputetet e PS duhej te votonin kunder buxhetit seshte politike te ikesh nga Kuvendi
Duke folur dje ne perurimin e Akademise Politike te PS-se zoti Pellumbi kritikoi rreth menyres se si veproi grupi parlamentar i PS-se ne seancen e fundit parlamentare kur u diskutua projektbuxheti i vitit 2011. Ai e vleresoi te gabuar mospjesemarrjen e deputeteve socialiste ne votim pasi sipas tij projektbuxheti duhej votuar kunder sipas analizes qe vete deputetet i bene atij ne zera te ndryshem por jo te mos merrej pjese ne votim. Nuk eshte politike te mos votosh por ne si opozite duhet te
votonim kunder buxhetit pasi ne te gjitha diskutimet ishim shprehur per mangesite dhe dobesite e atij drafti qe kishte sjelle qeveria. Dhe aq me keq te largoheshim nga nje debat qe behej ne Kuvend dhe e kishim thirrur ne vete u shpreh profesor Pellumbi. Per ish-kryetarin socialist te Kuvendit deputetet socialiste gjate diskutimeve te tilla si ai i buxhetit nuk duhet te shmangen nga objekti kryesor i diskutimit dhe te merren me akuza personale me kundershtarin politik. Tek ne nuk ka politike te mirefillte ne kuptimin e plote te fjales si marredhenie si alternative. Nuk ka te beje fare me politiken seanca e fundit e Parlamentit ku diskutohej projektbuxheti i vendit. Zoti Berisha tentoi te largohej nga problematika e buxhetit dhe u mor me deputetet ndersa deputetet e PS-se rane ne gracken e tij u bene viktima te diskutimeve dhe akuzave te Berishes rreth kostumeve apo kepuceve te Edi Rames duke e shnderruar debatin ne nivel personal dhe aspak parimor e teknik u shpreh Pellumbi. Duke e vleresuar ngritjen e Akademise Politike te Partise Socialiste profesor Pellumbi kerkoi qe ky projekt jo vetem te pergatise te rinj qe duan te majten por te gjejne zgjidhje per problematikat qe e majta dhe vete shoqeria ka. Akademia duhet pare si nje iniciative jo thjesht per te pergatitur ca njerez por ti jape shpjegim nje shqetesimi qytetar se ku po shkojme ne u shpreh Pellumbi. Ne seancen e fundit maratone parlamentare ku u diskutua projektbuxheti i qeverise Partia Socialiste nuk mori pjese ne votim duke i qendruar strikte vendimit politik per te mos marre pjese ne votim deri ne nisjen e hetimit parlamentar.
E majta
Por profesori i socialisteve i cili vazhdimisht ka percjelle me shqetesim problemet e se majtes vecanerisht ne Shqiperi nuk la jashte vemendjes se tij dhe ate qe po ndodh ne te majten europiane dhe me gjere. Sipas tij e majta vazhdon te kete probleme dhe nuk po arrin te behet alternative zgjidhjeje. E majta eshte ne krize kudo vecanerisht ne Europe por dhe ne Shqiperi. Kjo eshte nje krize idesh dhe idealesh por dhe krize zgjidhjesh. Pas 1989-s nga frika se mos akuzohej si e majte marksiste u hoq dore nga cdo lloj ideje dhe ideali te majte. Ndersa ne kohen e krizes globale qe prej 2008-s e majta nuk arriti te tregoje alternativen e saj duke i lene keshtu terren te lire te djathtes te dale fitimtare edhe pse ishin politikat e saj liberale dhe te pakontrolluara te tregut qe sollen krizen. Ndersa tek ne vazhdohet akoma me debatin nese duhen apo jo fraksionet ne parti ceshtja e fraksioneve eshte provuar nga Partia Socialiste franceze dhe ka deshtuar u shpreh Pellumbi.
Profesor Pellumbi do te jete nje nga lektoret e Akademise Politike te Partise Socialiste e cila do te nise nga puna ne gjysmen e dyte te muajit dhjetor. Duke qene ne koherence te vazhdueshme me analizen qe i ka bere PS-se permes daljeve publike e intervistave zoti Pellumbi eshte munduar vazhdimisht te nxise frymen e diskutimit dhe analizes se brendshme ne Partine socialiste. Ai ka qene nje nga kritiket e tezave te Edi Rames per politike pertej te majtes dhe te djathtes duke argumentuar deshtimin e kesaj teze dhe ne Itali ku Veltroni partizan i saj humbi ne zgjedhje te njepasnjeshme ne vendin fqinj.
Ben Blushi i vetmi deputet socialist qe votoi kunder buxhetit
Deputeti socialist Ben Blushi ishte i vetmi nga 64 deputetet socialiste qe votoi kunder buxhetit te qeverise per vitin 2011. Blushi mungonte dje ne tavolinen ku u be perurimi i Akademise Politike te Partise socialiste. Edhe pse grupi i deputeteve socialiste nuk pati nje vendim te tij per sjelljen ne seancen ku do te diskutohej ky buxhet te gjithe deputetet qe e moren fjalen e cilesuan ate te deshtuar dhe te pafuqishem per te plotesuar premtimet dhe programin e qeverise. Deputetet socialiste qendruan ne salle por pa marre pjese ne votim edhe pse e kishin rrezuar ate permes fjalimeve te tyre. I pyetur per voten e tij kunder buxhetit por dhe kunder qendrimit te grupit parlamentar socialist Blushi tha per Panorama se votimi ishte detyrim politik. Perderisa u shpreha kunder duhej te votoja kunder. Ne te vertete ajo ishte vote kunder buxhetit dhe kunder bojkotit.
ARISTIR LUMEZI