E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika serish feston e ndare lirimin

Politika shqiptare ka ndjekur edhe kete vit traditen e ndarjes per sa i perket festimit te dy ngjarjeve me madhore te kombit tone Pavaresise dhe Clirimit te Shqiperise.


Ne heshtje pa thyer traditen e tij Kryeministri Berisha i shoqeruar nga drejtues te tjere te mazhorances qeverisese kane zgjedhur ti festojne te dyja festat ne nje dite. Kete tradite e ka ruajtur dhe e ka respektuar edhe kreu i shtetit Bamir Topi i cili se bashku me Berishen dhe kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli ka zhvilluar paraditen e djeshme homazhe ne Varrezat e Deshmoreve duke nderuar kujtimin dhe vepren e martireve te kombit dhe gjithe patrioteve shqiptare.

Nga ana tjeter ashtu sic ka ndodhur edhe vitet e tjera drejtuesit e partive te majta ne vend kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta kane festuar dje vetem Festen e Pavaresise ose sic quhet ndryshe Festen e Flamurit duke i lene per sot festimet per Festen e Clirimit te vendit qe perfshin edhe vizita ne familjet e deshmoreve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›