Topi viziton familjen Hajdari Zeri i Azemit zeri i nje demokrati te vertete

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka vizituar paraditen e djeshme familjen e Azem Hajdarit me rastin e 12-vjetorit te ndarjes nga jeta ne menyre tragjike te njeres prej figurave me te shquara te vendosjes se pluralizmit politik dhe rilindjes se demokracise ne Shqiperi. Presidenti Topi gjate bisedes me zonjen Hajdari femijet dhe te afermit perkujtoi me nderim e emocion te vecante kontributin e vyer dhe te patjetersueshem te udheheqesit te Levizjes Studentore 1990-91 dhe njerit prej politikaneve me te spikatur te demokracise shqiptare. Familjaret e heroit te demokracise pasi falenderuan Presidentin Topi per respektin dhe perkujtimin me nderim te te dashurit e tyre ndane se bashku disa prej kujtimeve me te vecanta e te paharrueshme te jetes punes veprimtarise dhe miqesise personale me Azem Hajdarin. Ne perfundim te vizites perkujtimore Presidenti shprehu edhe nje here vleresimin per kete figure te paperseritshme te historise se demokracise shqiptare nepermjet nje prononcimi per mediat e pranishme Vijme si cdo vit per te respektuar figuren e Azem Hajdarit. Natyrisht sa me shume kalojne vitet aq me shume e vleresojme figuren e Azem Hajdarit. Nje njeri me nje shpirt te lire nje demokrat i lindur nje njeri shume luajal ne politike me koleget e tij por edhe nje njeri antikomformist qe do te thote qe zeri i tij ishte zeri i nje demokrati te vertete - ka deklaruar Topi. Ai ka shtuar me tej se figura e tij me kalimin e viteve gjithmone do te vije duke u ridimensionuar ne kuptimin e zmadhimit real te saj. Edhe nje here sot shpreh edhe para medias konsideraten e larte qe kam pasur per te per sa kohe kemi bashkepunuar - tha Topi.