Falasçi, viktima e radhës në sportet me motorë
Një tjetër tragjedi prek botën e sporteve motorike. Vdekjet e Dan Vheldon dhe Marko Simonçelit pasohen nga ajo e të riut argjentinas Guido Falasçi, pilot i garës më popullore në Argjentinë, “Turismo Competencia”. 22-vjeçari u përplas dhunshëm në pistën “Juan Manuel Fangio” dhe pak minuta më vonë humbi jetën në spital. Ngjarja ndodhi në qytezën Balkare në provincën e Buenos Airesit. Sipas informacioneve, 22-vjeçari u godit dhunshëm nga Fordi i Nestor Girolamit, pasi makina e tij ndodhej në mes të pistës për shkak të një aksidenti.