E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati: Do ta riblija Balotelin

Pronari i Interit, Masimo Morati, përgëzoi ish-futbollistin e skuadrës së tij, Mario Baloteli, për formën e shkëlqyer që është duke treguar në Angli dhe tek kombëtarja italiane. I pyetur nga mediat, Morati pranoi se po të kishte mundësi, do ta rikthente menjëherë pas 21-vjeçarin në “San Siro”, por mbrojti kushtet në të cilat vendosi për shitjen e tij dy vjet më parë. Gjatë dorëzimit të çmimit “Façheti” për presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, Morati tha: “Po të kisha mundësi, do ta rimerrja që nesër. Gjithmonë kam pasur shumë simpati për të dhe Mançini po bën gjithashtu një punë të shkëlqyer për t’i evidentuar talentin. Megjithatë, nuk jam i sigurt që Baloteli do të ishte bërë kaq i mirë pa këtë përvojë në Angli. Ai kishte nevojë për një eksperiencë jashtë Interit dhe kushtet në të cilat vendosëm ta shisnim, ishin të duhurat”. I pyetur mbi deklaratat e trajnerit Ranieri, i cili theksoi se vazhdon të besojë tek titulli kampion, Morati shtoi: “Përderisa Ranieri e thotë, nuk e bën këtë sepse ka luajtur mendsh, por sepse e di që në Serinë A, edhe mund të ndodhë. Megjithatë, e rëndësishme për momentin është që të mos mendojmë për objektiva të caktuar, por që të nis një etapë fitoresh që të na rikthejë në vendin e merituar në renditje”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›