River Plejt drejt rënies, Santos fiton Libertadores
River Plejti, një nga klubet më legjendarë të Argjentinës, por edhe të Amerikës së Jugut, duket vetëm një hap larg “ferrit”. Ndeshja e parë e plejofit ndaj Belgranos ka përfunduar me fitoren 2-0 të skuadrës vendase dhe tani Riverit i duhet të përmbysë gjithçka të shtunën në “Monumental”.
Sikur të mos mjaftonte humbja, në fushë kanë hyrë edhe tifozët, që kanë nisur të fyejnë dhe sulmojnë lojtarët. Ndeshja u ndërpre për 20 minuta dhe më pas rinisi, por River Plejt nuk mundi të gjente dot golin.
Santosi
Santosi i Nejmarit dhe Gansos ka fituar për herë të tretë Kupën Libertadores, duke mundur 2-1 në finale uruguajanët e Penjarol. Takimi i parë në Montevideo kishte përfunduar 0-0. Për ekipin amerikano-jugor shënuan Nejmar dhe Danilo, ndërsa Penjarol shkurtoi me autogolin e Durval. Por, pas mbarimit të ndeshjes, fusha është kthyer në arenë boksi, me protagonistë lojtarët dhe disa tifozë.
Policisë iu deshën minuta të tëra për të kontrolluar situatën. Në fund, festa u ka takuar e gjitha brazilianëve.
(a.h/A.Latifi/BalkanWeb)