E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërheqja nga Afganistani, Mullen: Krijon rrezik

Ushtarakët e lartë të Shteteve të Bashkuara reaguan të shqetësuar deklaratave të presidentit Barak Obama për tërheqjen e 33 mijë trupave amerikane nga Afganistani deri në fund të verës së vitit 2012.

Ata thonë se tërheqja e kaq shumë trupave më shpejt nga sa pritej do të krijojë rreziqe të reja për vendin.

Shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane, Mike Mullen e cilësoi planin e presidentit Obama më agresiv sec e kish këshilluar ai. Gjatë një séance në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Mullen tha se qendrimi i trupave amerikane në Afganistan është kushti i duhur, por në fund ai shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi tërheqjen e 10 mijë trupave nga Afganistani brenda këtij viti dhe një total prej 33 mijë trupash brenda verës së 2012-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›