Falcao, golashënues më i mirë se Messi e Ronaldo

Me golin e tij të 16-të në të gjitha garat e sezonit të ri, Falcao i mundësoi Atleticos të përcjell hapin e Barcelonës në krye të La Ligës, pas plot tetë xhirosh. Kur dukej se dueli do të përfundojë pa gola, Falcao realizoi nga goditja e lirë kundër Sociedadit atë që ishte shënimi i tij i nëntë në ligën spanjolle.
Kështu, ai u barazua me numrin e golave me Cristiano Ronaldon. Para tyre është vetëm Messi me 11 gola në La Liga. Por, Falcao me numrin e golave në total gjendet mbi dyshen e lartpërmendur.
Derisa Messi me het-trikun në fitoren 5-4 ndaj Deportivo La Corunas të shtunën u ngjit në kuotën e 15 golave këtë stinor me Barcelonën dhe Argjentinën, Falcao ka realizuar 16 herë për Atleticon dhe Kolumbinë. 12 herë shënoi për Atleticon dhe katër herë të tjera me Kolumbinë.