Falcao hedh syte nga Anglia

Është lojtari i dëshiruar nga klubet europiane.
I vetmi që për kualitetin dhe efektshmërinë përpara portës mund të rivalizojë me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
Skuadrat e mëdha janë vënë në garë. Për momentin Radamel Falcao nënvijëzon se do të mbyllë sezonin te Atletico Madrid dhe i shkel syrin kampionatit anglez.
“Futbolli u shpik në Angli dhe Premier League është nga më të rëndësishmet në botë. Më pëlqen të shikoj ndeshjet e skuadrave angleze dhe pasionin që kanë njerëzit në këtë vend. Gjithashtu admiroj shumë lojtarë që aktivizohen aty, ku një prej tyre është Ryan Giggs”.
“El Tigre” nuk mendon për merkaton, duke hedhur poshtë zërat për një akord me Realin e Madridit. Një tjetër objektiv i tij është Botërori 2014.
“Shpresoj që ta ndihmoj Kolumbinë të kualifikohet për në turneun në Brazil. Janë edhe shumë ndeshje për tu luajtur, por nëse vazhdojmë në rrugën e nisur, do të jemi në pozita të kualifikohemi”.
Falcao është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë në Europa League dhe çmimi i tij në merkato është rreth 60 milionë euro.