E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk duan Murinjon gazeta Marka trondit Realin e Madridit

A mund të ketë ndonjë ditë të qetë në këtë klub të madh? Vështirë, madje më e keqja duket ende përpara. Reali i Madridit është tronditur edhe një herë tepër rëndë ndërsa gazeta “Marka” njofton se një ultimatum i është dhënë presidentit Perez në lidhje me Zhoze Murinjon.
Cilët janë autorët? Ultimatumi i është dhënë Florentinos nga kapiteni i ekipit Iker Kasijas dhe kapiteni i dytë Sergio Ramos dhe teksti i tij sipas “Markës” është: Ose ne, ose Murinjon. Më saktësisht: Nëse Murinjo do të vazhdojë edhe pas këtij sezoni disa lojtarë do të kërkojnë largimin.
Cilët janë këta lojtarë? Nuk jepen emra, por thuhet se janë emra të rëndësishëm që luajnë në formacion. Dihet se Zhoze ka pasur probleme disa herë me Kasijasin, Ramosin dhe Ozilin.
Murinjo është përplasur edhe me Di Marinë, Pepen dhe deri me Kristiano Ronaldon pas ndeshjes së parë me Valencian në Kupën e Mbretit.
Mësohet se Kasijas e Ramos e kanë siguruar presidentin se skuadra është e bashkuar, por nga ky unitet përjashtohen trajneri dhe stafi i tij teknik.
Pra, pritet me shumë kërshëri që të mësohen të reja të tjera nga “Santiago Bernabeu”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›