E Diel, 1 Nëntor 2026

Falcao i kënaqur pas triumfit në Europa League

Radamel Falcao është i kënaqur që ka fituar trofeun e Ligës së Evropës për të dytin vit radhazi.

Kolumbiani shënoi dy gola për të ndihmuar Altetico Maridin të mposhtë Athletic Bilbaon me rezultat 3-0 në finalen e mbrëmshme, një vit pasi ai e fitoi të njëjtën garë me Porton.

“Kur erdha te Atletico thash se doja të vij në Bukuresht dhe të fitoj. Tani e falënderoj Zotin për këtë dhuratë për këtë skuadër, për bashkëlojtarët e mi dhe stafin stërvitës”.

“Ia dedikoj këtë së pari Zotit, pastaj familjes time në Kolumbi dhe po ashtu tifozëve të Atleticos”, ka thënë Falcao për UEFA.com.

Dy golat e Falcaos në Bukuresht e çuan në 12 numrin e golave të tij duke përfunduar kështu i pari për të dytin vit radhazi në këtë garë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›