Rama mendon të largohet nga Suedia

“Ai ndihet i dorëzuar në Orebro. Është shumë lojtar i mirë për të luajtur në ligën e dytë”, ka thënë menaxheri i futbollistit, Oliver Cabrera, për ueb faqen fotbolldirekt.se. “Nuk është një situatë e pëlqyeshme. Jo për një person që ka vuajtur në Orebro, duke mos e kuptuar se përse nuk përdorej sa duhet”, ka shtuar Cabrera.
Për ish futbollistin e Hannoverit interesim kanë shfaqur dy ekipet tjera suedeze Malmo dhe Djurgarden. Mirëpo, ai dëshiron të luajë larg Suedisë. “Nuk dëshiron të vazhdojë në Allsvenskan. Ai është lojtar shumë i mirë dhe ka nevojë të luajë në një ligë më të fortë dhe në një klub më të madh. Ka mundësi që ta lë Suedinë”, vazhdoi Carbera.
Përkrah Ramës në Orebro luajnë edhe tre futbollistë tjerë shqiptarë: Shpëtim Hasani, Ilir Berisha e Armend Alimi. Pas rënies së këtij ekipi nga elita e futbollit suedez, as e ardhmja e tyre në Orebro nuk është e sigurt. Gjatë këtij viti, nga kjo skuadër janë larguar dy futbollistë shqiptarë, së pari Denis Abdullahi e më pas Kushtrim Lushtaku.