Falcao, pothuajse i Chelseat!

Radamel Falcao është drejt kalimit në Chelsea. Sulmuesi fantastik kolumbian është vënë në planet kryesore të skuadrës londineze për tu transferuar në verë.
Urdhërin për transferimin e Falcaos e ka dhënë njeriu më i duhur, Roman Abramovich i cili është pajtuar me kushtet që Athletico dhe lojtari i kërkon. Abramovich është i gatshëm të paguaj 46 milion funta për Falcaon ndërsa do ti ofroj atij pagë javore prej 200 mijë funtash.
Bosi rus do të tentoj futjen në pazar edhe të portierit belg, Courtouis. Raportohet se zyrtarizimi i blerjes së Falcaos nga Chelsea është vetëm çështje ditësh./indeksonline/