E Diel, 1 Nëntor 2026

Fale reformave ekonomike te Berishes Shqiperia ia doli ti beje sfide recensionit global

12-12-2010 / Gazeta 55

Prestigjiozja ekonomike Forbes i kushton kopertinen e saj kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha


Kryeministri i vendit Sali Berisha ka zene vend ne kopertinen e revistes ekonomike Forbes ne gjuhen turke ne numrin e saj te muajit Dhjetor. Revista ekonomike Forbes e ka portretizuar Sali Berishen si njeriun qe 18 vjet me pare perfaqesonte ne OKB nje prej vendeve me te varfra ne bote ndersa tani kryeministri Berisha shihet si njeriu qe ka shpetuar ekonomine e shqiptareve ne kohen kur e gjithe Europa ishte ne recension ekonomik. Arnaut sebat- inat shqiptari kembengulje shqiptari keshtu e ka konsideruar Forbes shkrimin mbi kryeministrin e Shqiperise. Taksat e uleta sipermarrja e lire iniciativa Shqiperia nje euro per terheqjen e investimeve te huaja ne vendin tone kane qene disa nga aspektet qe ka vleresuar revista ekonomike Forbes. Reformat ne arsim dhe reformat ne administrate kane sjelle ulje te shpenzimeve nga buxheti i shtetit. Shefi i ekzekutivit Berisha vete ka cilesuar se ne periudhen e recensionit jane terhequr investime ne qindra milion euro nga kompanite e shteteve fqinje. Njeriu qe erdhi ne politike nga nje lsquobackground ne mjekesi kembenguli qe ne rolin e kryeministrit te shqiptareve te rimekembte ekonomine e vendit te tij. Nje menyre origjinale e terheqjes dhe ne favor te shtetit dhe te individit perbejne nje hap te guximshem dhe duke kaluar ne taksat e uleta per biznesin. Ne dukje nje rrezik per ekonomine e Shqiperise por qe rezultoi gjeja e duhur per tu bere. Shfrytezimi i te ardhurave nga te gjithe institucionet qe mbushin arken e shtetit taksat e uleta rriten ekonomine e Shqiperise. Tashme eshte me e lehte te besh biznes ne Shqiperi si per vendasit ashtu edhe per te huajit- shkruan prestigjiozja ekonomike Forber. Revista Forbes vlereson marredheniet e shkelqyera te Shqiperise me Turqine si dhe shfrytezimin qe i ka bere kryeministri Berisha ketyre marredhenieve per te terhequr investimet ne vendin tone. Ne 5 vitet e fundit vetem nga Turqia jane rritur investimet ne 6 here deri ne nje miliard dollare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›