Lirimi i Astrit Bushit policia kunder Gjykates
TIRANE-Policia e Shtetit i kundervihet Gjykates se Larte per lirimin nga akuza e vrasjes se Astrit Bushit personit te kerkuar nga drejtesia e dy vendeve. Ndersa Spanja dhe Italia tashme gjenden ne gare per te perfituar ekstradimin e lacianit te arrestuar dy dite ma pare qe ne njerin vend kerkohet per rrembim personi dhe vjedhje me dhune ndersa ne tjetrin emri i tij gjendet i instaluar ne nje oragnizate kriminale qe trafikonin lende narkotike policia e jone kerkon rikthimin e ceshtjes nga fillimi i aktiviteteve te tij kriminale. Nga te dhenat qe disponohen pas riarrestimit te bujshem te Bushit saktesohet se tashme ai do te hetohet jo vetem per vrasjen e policit Altin Balozi por edhe per nje tjeter vrasje te ndodhur 12 vite me pare akte prej te cilave Bushi eshte lene i lire nga shkallet e gjyqesorit te Lacit te Shkodres e me vone edhe ajo nga Gjykata e Larte.
Irritimi i Spanjes
Shkrimi i tre diteve me pare ne nje gazete madrilene do te kthente vemendjen e munguar te policise spanjolle drejt nje emri gati te harruar prej tyre. Detajuar hollesisht gazeta LA VOZLIBRE i kujtoi drejtesise se vendit te saj se shqiptari qe dhunoi 3 vite me pare producentin e njohur spanjoll Jose Luis Morena eshte i lire ne Shqiperi. 24 ore pas botimit te shkrimit spanjollet kerkojne me cdo kusht arrestimin e Astrit Bushit i cili kishte fituar lirine pak muaj me pare. Gjykata e Larte me ane te nje rekursi nje vit me pare hedh poshte pretendimet e prokurorise se Kurbinit te cilet e akuzonin Bushin per vrasjen e nje punonjesi policie 9 vite me pare. Ne gazeten spanjolle behet e ditur se tribunali i Lezhes e liroi Bushin pasi gruaja e tij nuk i ka mundesite ekonomike per te mbajtur femijen e tyre. Policia e Shtetit ne nje deklarate per shtyp me ane te se ciles tregon arsyen pse u arrestua mesditen e se shtunes Astrit Bushi ben te ditur se 32 vjecari eshte i kerkuar nga drejtesia e Spanjes dhe e Italise ndersa po hetohet nga vete keta edhe per vrasjen e punonjesit te policise Altin Balozi vrasje prej detyrimit te se ciles e liroi Gjykata e Larte.
d.b/GSH/BalkanWeb