E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 - vjetori i themelimit te Partise Demokratike te Shqiperise

12-12-2010 / Gazeta 55

Neser ne Pallatin e Kongreseve perkujtohet Levizja e Dhjetor lsquo90-es qe solli ndryshime rrenjesore ne Shqiperi

Partia Demokratike kremton neser ne Pallatin e Kongreseve 20 vjetorin e krijimit te saj. Pas demonstratave te studenteve te Dhjetor 90-es te cilat sollen lirine e shume pritur per te gjithe shqiptaret ngjizjen e pluralizmit dhe ngritjen e te pares force politike opozitare Shqiperia rifitoi dinjitetin duke zhbere regjimin gjakpires te Enver Hoxhes dhe pasardhesit te tij Ramiz Alia. Ai dhjetor i ftohte ditet e para te nje dimri te eger dhe te acarte por qe do te reflektonte ashpersine e tij perballe ashpersise dhe egersise se nomenklatures do te mbahet mend gjate ne kujtesen e shqiptareve. Do te duhej ngritja ne kembe e studenteve dhe bashkimi i pedagogeve me idealet e tyre qe regjimit te kalbur ti dridheshin kembet dhe pavaresisht kamxhikeve qe rrahen dhe dhunuan te rinjte nomenklatura komuniste u dorezua. Pas ketij momenti Shqiperia vijoi e sigurt rrugetimin drejt konsolidimit te aspirates se saj evropiane pavaresisht ngacmimeve vrastare te hienave komuniste nje dekade me pare. Ne takimin qe pritet te organizohet neser ne Pallatin e Kongreseve do te perkujtohen figurat kryesore te levizjes se dhjetorit te cilet insistuan dhemb per dhemb me komunistet per krijimin e partise se pare opozitare ne Shqiperi. Nje nder ta eshte heroi i demokracise Azem Hajdari i cili u sakrifikua pikerisht per te mbrojtur idealet evropiane te shqiptareve. Nje pershendetje te vecante me rastin e kesaj dite te shenuar do te percjelle kryeministri i vendit Sali Berisha dhe te ftuar te tjere ish studente dhe pedagoge te Levizjeve te Dhjetor 90-es. Mesazhi i demokracise eshte mesazhi per te cilin flijuan deshmoret e pare te demokracise dhe ata qe vuajtjen per idealin e cmuar te lirise. Levizja e Dhjetorit hodhi drite mbi idete e te rinjve studente hodhi drite mbi heronjte e saj qe u flijuan per kete liri qe gezojme ne sot. Festimet per 8 dhjetorin Diten e Rinise dhe 12 Dhjetorin themelimin e Partise Demokratike u shtyne nje jave me pare per shkak te fatkeqesise natyrore qe preku Shkodren. Ne shenje solidariteti me banoret e zonave te permbytura nga reshjet e dendura te shiut shefi i ekzekutivit Sali Berisha kerkoi perqendrimin e vemendjes ne veri-perendim te vendit atje ku prej 10 ditesh jane dislokuar thuajse te gjithe ministrat e kabinetit Berisha drejtues te Shtabit te Emergjencave Policia si dhe Ushtria.

Themelimi i PD
Partia me e madhe e mazhorances PD-ja shenoi dje 20 vjetorin e krijimit te saj. E para parti opozitare ne vitin lsquo90-te PD-ja u krijua ne 12 dhjetorin e vitit 1990 pasi studentet moren nga ish diktatori i fundit komunist Ramiz Alia gjate takimit te 11 dhjetorit premtimin e pluralizmit. Studente qe prej ditesh ishin ne protesta dhe pedagoget qe iu bashkuan kesaj levizjeje ne daten 12 dhjetor vendosen qe emri i partise te ishte Partia Demokratike dhe krijimi i saj u shpall ne Qytetin Studenti ne nje miting qe u mbajt po kete dite ne oren 16.00. Ne datat 14-15-16 dhjetor u hartua dhe u perfundua statuti dhe me daten 17 kur edhe doli dekreti per lejimin e partive te tjera politike u dorezuan dokumentet prane Ministrise se Drejtesise ku si anetare themelues te PD-se figuronin 285 firmetare. Legalizimi i Partise Demokratike u be 19 dhjetor nje lajm qe i gjeti themeluesit ne Qytetin Studenti dhe qe u festua me nje miting ne sheshin qe sot mban emrin Demokracia. Azem Hajdari eshte i pari drejtues i Partise Demokratike pasi ai u vu ne krye te komisionit nismetar. Nderkohe qe ne shkurt te vitit 1991 kryetari i partise u zgjodh Sali Berisha njeriu i cili e drejton kete force politike edhe sot.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›