Shqiperia dhe SHBA-te riafirmoje aleancen strategjike

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto flet per takimin me sekretaren amerikane te shtetit Hilari Klinton
Ne Shqiperi duhet te ekzistoje dialogu politik institucional dhe SHBA e denojne bojkotin e parlamentit dhe njekohesisht vleresojne zgjidhjen me ane te nje sistemi gjyqesor qe ka Republika e Shqiperise. Me ane te ketij mesazhi ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ri-solli vleresimin dhe kontributin e jashtezakonshem te SHBA ndaj Shqiperise. Duke vleresuar viziten me Sekretaren amerikane te Shtetit Hilari Klinton si nje nder me te rendesishmit si nga niveli dhe permbajtja qe ka pasur Haxhinasto theksoi se ne kete takim eshte riafirmuar aleanca strategjike mes Shqiperise dhe SHBA-se. Gjate vizites ne Uashington ministri Haxhinasto ka diskutuar mbi ceshtje te bashkepunimit dypalesh zhvillimet ne rajonin e Ballkanit bashkepunimin si dy vende anetare te NATO-s dhe ne kete kuader te kesaj vizite ai ka zhvilluar takime ne Shtepine e Bardhe si dhe ne Kongresin amerikan me kongresmene dhe senatore. Kemi marre nje vleresim te jashtezakonshem por nje gje e rendesishme eshte roli qe luan Shqiperia per paqen e stabilitetin dhe rolin ne Afganistan dhe per rolin e saj ne rajon. Jo vetem kaq por eshte diskutuar dhe per koordinimin e perbashket mes paleve per njohjen nderkombetare te Kosoves e sigurisht per kete do te kete nje koordinim pune. Marredheniet dypaleshe kane qene te suksesshme dhe ne fillim te vitit te ardhshme do te realizohen takime te perbashketa per terheqjen e investitoreve per zhvillimin e infrastruktures energjise etj. Pjese e axhendes eshte terheqja e investitoreve amerikane- perfundoi kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto.
...