Progres-raporti i KE-së, Rehn: Shqipërisë i duhet ende shumë punë
BRUKSEL (UPDATE) - Shqipërisë i duhet ende punë për të arritur standardet e kërkuara nga BE-ja. Ky është thelbi i progres-raportit të KE-së prezantuar sot në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin, Oli Rehn. Sipas tij, mungesa e dialogut politik ka kthyer pas në kohë progresin në reformat bazë. "Duhet më shumë punë nga Shqipëria për menaxhimin e krizës ligjore për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin", thuhet në raport.
Raporti vlerëson punën në procesin e liberalizimit të vizave, por nënvizon se ka nevojë për më shumë përmirësime, në mënyrë të veçantë në pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike.
Duke u ndalur në zgjedhjet e qershorit, raporti thekson se është arritur shumica e angazhimeve të kërkuara, por jo standardet më të larta për zgjedhjet demokratike. Raporti nënvizon më tej se gjatë procesit të numërimit të votave u vu re politizim. "Politizimi i numërimit të votave do të rishihet në zgjedhjet e ardhshme", theksohet në të.
Komisioni Europian publikon sot progres raportin për Ballkanin
Komisioneri Evropian për Zgjerimin Olly Rehn do të paraqes në Bruksel raportin vjetor të këtij organizmi për përparimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në procesin e përpjekjeve të rajonit për t'u integruar në Bashkimin Evropian.
Mësohet se raporti do të konfirmojë vendosmërinë e BE-së që të gjitha vendet të anëtarësohen në familjen europiane sapo të përmbushin kushtet e përcaktuara. Komisioni konstaton se rajoni ka shkallë të ndryshme të zbatimit të reformave politike e ekonomike.
Në Tiranë,opozita dhe opozita pritet t'i lexojnë, sipas traditës, krejt ndryshe njëra-tjetrës përfundimet e kësaj analize të Komisionit Evropian.
Ndërkaq, Maqedonia pret që Raporti i KE-së për të të jetë pozitiv. Media paralajmëron se me të do të rekomandohet data për fillimin e negociatave përfundimtare për anëtarësim të vendit në BE.
Në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi, pavarësisht njoftimeve të medias se dokumenti i Komisionit Evropian ka kritika serioze në adresë të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së korrupsionit, ka deklaruar të martën se raporti është lajm i mirë për Kosovën, kurse për vërejtjet ka thënë se ato janë shqetësim edhe i qeverisë së tij. /BBC/