Australi, burg përjetë infermierit për vrasjen 11 e pleqve
AUSTRALI - Infermieri Roger Dean është burgosur për jetë pa mundësi të apelit, pasi u shpall fajtor për vrasjen e 11 të moshuarve në një shtëpi pleqsh.
37- vjeçari Dean, ka pranuar fajësinë për vënien e zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në Sydney natën e 18 tetorit 2011, ndërsa banorët ishin në gjumë, raportoi sot Sydney Morning Herald.
Pesë të moshuar humbën jetën nga flakët, ndërsa gjashtë të tjerë vdiqën më vonë në spital nga plagët e marra.
Dean pranoi gjatë gjykimit se i kishte vënë qëllimisht flakën shtëpisë së pleqve për t’i fshehur gjurmët pas vjedhjes së disa barnave.
Familjarët e viktimave, të pranishëm në seancën gjyqësore përshëndetën gjykatën për dënimin ndaj Dean. “Dashtë zoti e kalbesh në ferr!” - tha një prej familjarëve.
(er.nu/BalkanWeb)