Falimenti i makinave, rrezohet financimi
Shumica demokrate dhe pakica republikane ne senatin amerikan nuk arriten dje nje marreveshje mbi nje pakete financiare per te nxjerre nga kriza industrine amerikane te automjeteve. Udheheqesi i shumices ne Senat, Heri Riid njoftoi mbreme vone se ligjvenesit nuk munden te bien dakord mbi pjesen perfundimtare te marreveshjes dhe shtoi se mes dy paleve kishte shume ndryshime. Rid e quajti deshtimin e marreveshjes nje humbje te madhe per vendin. Nderkaq ligjvenesit republikane thane se bisedimet deshtuan pasi sindikatat qe perfaqesojne punonjesit e kesaj industrie nuk rane dakord mbi nje afat per uljen e rrogave te punonjesve te industrise.
Pak pas njoftimit te senatorit demokrat Riid, Senati zhvilloi nje votim procedural, 52 vota pro dhe 35 kunder, duke i dhene keshtu disfate paketes. Per miratimin e nje ligji ne Senat nevojiten 60 vota. Administrata e presidentit Bush, me ane te nje deklarate, e cilesoi deshtimin e bisedimeve si zhgenjyes. Shtepia e Bardhe tha se projekt-ligji ishte mundesia me e mire per te shmangur nje falimentim me pasoja. Demokratet i kane bere thirrje administrates qe te perdore pjese te paketes emergjente prej 700 miliarde dollaresh per shpetimin e sistemit financiar te vendit, per te ndihmuar edhe kompanite e automjeteve. Shtepia e Bardhe tha se administrata do te shqyrtoje te gjitha alternativat e saj.
Edhe Xheneral Motors, me ane te nje deklarate, shprehu zhgenjimin e saj te thelle per mosmiratimin e projekt-ligjit ne Senat. Kjo kompani tha se do te vleresoje e shqyrtoje te gjitha alternativat per te qendruar ne biznes. Paketa ne fjale do t'i jepte nje shume prej 14 miliarde dollaresh ne forme huaje tre kompanive me te medha te automjeteve ne Shtetet e Bashkuara, Xheneral Moters, Krajsler dhe Ford.