E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, revolten e marrin shkollat

Greqia nuk gjen qetesi. Netet e trazirave dhe shkaterrimeve u lane vendin diteve te manifestimeve te stuhishme te nxenesve dhe studenteve. Rreth 20 qendra policore ne Athine dhe Pire u gjenden te rrethuar nga liceiste te revoltuar, sigurisht pa maska. Atmosfera ishte kaq e elektrizuar dhe konfrontimet kaq te medha, saqe policia perdori gazin lotsjelles, gje qe nxori neper rruge dhe ne krahe te nxenesve banoret e zonave. "Mos vrisni me femijet," degjohet klithma deshperuese e nje gruaje duke pare reagimin e tepruar te policise, qe duket se ka humbur durimin.

Frika per qeverine eshte qe revolta e nxenesve dhe studenteve te marre trajten e zaptimeve te shkollave dhe te institucioneve te larta arsimore, duke u shfuqizuar keshtu argumenti se gjithcka eshte "nje rebelim te rinjsh me maska", qe kane per stimul vetem dhunen e verber. Statistika e ministrise se Arsimit flet vetem per 100 shkolla dhe fakultete shkollash te larta te zaptuara, kurse organizatat sindikaliste te nxenesve dhe studenteve e rritin numrin ne 400. "Kjo shkendije duhet te vleresohet sic duhet," thote kryetari i grupit parlamentar te partise se majte SIRIZA, Alekos Alavanos, qe eshte vene ne shenjester nga qeveria, si nxites i revoltes se nxenesve.

Terreni ne fakt ishte i pergatitur me kohe per valen e zaptimeve neper shkolla, qe ziejne qe prej vitesh kunder zhvleftesimit te sistemit arsimor me kurset private paralele, insistimit qeveritar per rishikimin e nenit 16 te Kushtetutes per privatizimin e arsimit te larte, kuotave te uleta te fondeve per arsimin etj. "Ekonomia do te rregullohet perseri, por ne qofte se shembet arsimi asgje nuk mund te behet per se mbari," thote rektori i universitetit te Athines, Kristos Kitas, qe dha doreheqjen ne shenje proteste per trazirat, por mbetet ne vendin e tij me insistimin e presidentit Papulias.

Per keto probleme dhe denimin e dhunes policore jane mbajtur dje, dy manifestime ne qender te Athines, me rrezikun qe te "rinjte me maska" te penetrojne serish ne radhet e manifestuesve dhe te perserisin skenarin e shkaterrimeve neper rruget kryesore te Athines.

Trazirat, ne diten e shtate

Grupe te rinjsh ne Greqi qelluan me gure dje policine ne qender te Athines, nderkohe qe trazirat vazhdojne per te shtaten dite radhazi, pasi policia vrau nje djale 15 vjecar. Policia perdori gaz lotsjelles dhe u perlesh me protestuesit qe po marshonin drejt nderteses se parlamentit. Indinjata lidhur me vrasjen e djalit 15 vjecar te shtunen eshte kthyer ne revolta masive kunder korrupsionit dhe gjendjes se veshtire ekonomike. Dhuna ka tronditur qeverine konservatore te Kryeministrit Kostas Karamanlis, e cila mban shumicen ne parlament me vetem nje vote. Karamanlis hodhi poshte thirrjet ne rritje per doreheqjen e tij, duke thene se perparesia e tij eshte te udheheqe vendin per te luftuar krizen financiare. Dhjetera protestues dhe police ne Athine dhe ne Selanik jane plagosur qe nga e shtuna kur 15 vjecari Aleksis Grigoropulos, u vra nga te shtenat e armeve te policise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›