Falimentimi Ital-Krom, metalurgët: Do futemi në grevë
Metalurgët e Uzinës së Ferrokromnit Burrel kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur problemet financiare, pas falimentimit të Ital-Krom Në këto kushte, ata kërcënojnë me grevë, nëse problemet nuk zgjidhjen.
BURREL- Metalurgët e Uzinës së Ferrokromit Burrel, po përballen me vështirësi financiare pas shpalljes së falimentit të firmës “Ital Krom”, e cila ishte nënkontraktori i koncensionarit ruso-austriak ACR. Përfaqësuesit e sindikatës deklarojnë se për periudhën prill- nëntor 2008, punonjësve nuk u janë paguar sigurimet shoqërore dhe për pasojë 30 prej tyre që preken nga reforma dhe nuk përfitojnë asistencë. Metalurgët kërkojnë nga qeveria zhbllokimin e kësaj situate, në të kundërt më datë 10 nars ata do të futen në grevë urie.
Përfaqësuesit e sindikatës së metalurgëve deklarojnë se firmat që kanë marrë me koncesion Uzinën e Ferrokromit Burrel vetëm sa e kanë shfrytëzuar atë, ndërkohë që nuk kanë bërë asnjë investim. (a.r/news24/balkanweb)