E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falimenton banka franko-belge


Franca, Belgjika dhe Luksemburgu do të ofrojnë së bashku një dorëzani për bankën franko-belge, “Dexia”, e cila po kthehet në viktimën e parë të krizës së borxhit që ka tronditur eurozonën.

Pas frikës se banka mund të shkonte drejt falimentimit, qeveria belge u ofrua të blinte degën e kësaj banke në vend për 4 miliardë euro.

Ministri i Financave i Luksemburgut deklaroi se një grup investimesh nga Katari është i gatshëm të blejë njësinë e saj në Luksemburg.

Sipas drejtuesve të “Dexia”-s, kriza rëndoi akoma më shumë problemet e vjetra të bartuara nga e kaluara, duke vulosur kështu fatin e bankës. Kriza FinanciareGreqi, krizë edhe në sektorin shëndetësor Kriza, Athina e shqetësuar Merkel-Sarkozi, plan shpëtimi brenda muajit

“Kriza e euros na goditi me të gjithë fuqinë e saj. E kishim parashikuar që në muajin maj një situatë të tillë, por kishim ca vështirësi nga e kaluara, një trashëgimi të cilën grupi nuk po e përballonte dot më pa prekur aftësitë e tij operative”, deklaroi Jean Luc Dehaene, president i “Dexia”.

Plani i tre vendeve në fjalë erdhi pas marrëveshjes së kancelares gjermane Angela Merkel me presidentin francez Nicolas Sarkozy për rikapitalizimin e bankave europiane të prekura nga problemet e borxhit.

“Dexia” arriti të siguronte edhe garanci shtetërore prej rreth 90 miliardë eurosh për huamarrje përgjatë 10 viteve të ardhshme.

Banka u detyrua të kërkonte ndihmë për të dytën herë brenda tre vjetëve, pas një mungese likuiditeti që coi aksionet e saj drejt rënies.

Prag-kolapsi i saj ishte në fokusin e liderëve të eurozonës lidhur me nevojën urgjente për të dalë me një plan të detajuar mbi forcimin e bankave europiane në përgjithësi.

Operacionin e shtetëzimit të bankave e filloi edhe qeveria e Athinës, për ato institucione bankare që nuk do të mund të përballojnë dot tërmetin financiar. 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Tirana e humbur përgjithmonë
Pretenca për bandën e Durrësit
Arsimi, Berisha: Akuzat e PS, cinike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›