Xhufi Pyetja per etnine antikushtetuese

Historiani Pëllumb Xhufi, duke folur në emisionin “Shqip” mbi censusin që po realizohet, kritikoi mënyrë se si po realizohet ky regjistrim i popullësisë. Sipas tij, shteti ka rënë pre e presioneve të palës greke, për të përfshirë në formular dy pika që jo vetëm janë të dëmshme për shtetin, por mbi të gjitha antikushtetuese.
”Unë nuk jam kundër censusit, por ky regjistrim me të drejtë ka ngjallur debate. Problemi është që askush nuk na i ka vënë si kusht dy pyetjet për etninë dhe fenë. Për më tepër, shteti i ka të qarta statistikat për minoritarët, pasi çdo 1-2 vjet paraqesim raporte për trajtimin, shkallën e realizimit të të drejtave të tyre. Mbi këto raporte janë hapur shkollat në gjuhën e huaj, shkollat greke apo malazeze në veri, ndërsa regjistrimi themeltar është Në 2009-n, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë pikërisht mundësinë që njerëzit të vetëdeklaroheshin, duke e quajtur se binte ndesh me kushtetutën. Si mund të jetë sot i ligjshëm ky regjistrim?
Pëllumb Xhufi
Historian akoma më i saktë”.
Për historianin Xhufi, nuk është e vështirë të arrish në përfundime. “Është e qartë që shteti ka rënë në prenë e presionit të ushtruar nga pala greke. Ministria e tyre ka kohë që e përgatit këtë dhe bën lobime edhe në Bashkimin Europian. Kjo ka dalë qartë edhe në debatet publike që ka bërë Kryeministri në Parlament, me drejtuesin e PBDNJ-së, Vangjel Dulen”.
Sipas Xhufit, dy pyetjet e fundit të censusit jo vetëm që nuk janë normale, por janë edhe antikushtetuese. Ai rikthen në vëmendje një vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009, kur argumenton se: “Gjykata hodhi poshtë pikërisht mundësinë që njerëzit të vetëdeklaroheshin, duke e quajtur se binte ndesh me kushtetutën. Si mund të jetë sot i ligjshëm ky regjistrim, kur vetë gjykata e rrëzoi”.
Lame: Një census i turpshëm dhe qesharak
Publicisti dhe ish-funksionari i shtetit shqiptar, Artan Lame, sulmoi edhe ai si “qesharak” censusin që është duke u realizuar, ndërsa nuk fshehu revoltën e tij të brendsme për këtë që po ndodh.
“Si qytetar, mendoj se e vetmja frikë që të nderon është ajo nga ligji. Prandaj e kam të vështirë të flas kështu si po flas, por ky shtet nuk e meriton seriozitetin e qytetarëve të tij në këtë regjistrim. Nuk e kam me personat që po na trokasin në derë, pasi të gjithë ata vetëm sa bëjnë detyrën e tyre, por është irrituese të shohësh se pavarësisht të gjitha fushatave që u bënë kundër censusit, shteti bëri veshin e shurdhët. Si ka mundësi që një qeveri, çfarë do qeverie qoftë, të injorojë tërësisht gati të gjithë popullin e saj”, pyetja therëse e Lames.
Publicisti, shkon më tej duke shprehur mendimin e tij se i gjithë regjistrimi është bërë vetëm në funksion të dy pyetjeve të fundit qesharake. “Jo vetëm që censusi është i palogjikshëm, por unë kam bindjen se ai është bërë i gjithi në funksion të dy pyetjeve të fundit. Nëse nuk do të ishte për to, s’do të kishte fare vlerë, sepse pyetjet e tjera janë gjëra banale në thelb. Nuk më vjen mirë të ftoj njerëzit në mosbindje civile, por unë kam shkruar kodra mbas bregut, kam shkruar që jam budist, etj. i ftoj të gjithë të veprojnë kështu. Të jeni të bindur që me etninë dhe fenë, nëse rezultatet dalin ashtu siç parashikohet të dalin, atëherë do të marrim një rezultat që ju garantoj se do ta vuajmë në kurriz për të paktën nja 70 vjet të tjerë”.
Duke ashpërsuar tonet, Lame theksoi: "Kjo nuk është një nga vjedhjet e zakonshme dhe fatkeqësisht të shumta që kanë ndodhur në dekadat e fundit në Shqipëri. Këtu nuk abuzohet me diçka për të fituar, por po shitet trualli shqiptar, po bëhet një mëkat historik, që shqiptarët do ta qajnë për shumë kohë. Për mua, po përsëritet ajo që ndodhi me Ahmet Zogun, i cili do të mbahej pa dyshim mend si një figurë e madhe e historisë së Shqipërisë, nëse s'do të kishte shitur Shën Naumin".
Regjistrimi
Censusi, AK: Qytetarët po zbatojnë vendimin e Kushtetueses
Idrizi: Greqia po ndërhyn në census
Korce, vllehët e pakënaqur: U deklaruam grekë
Sondazh
A do ti pergjigjeni pozitivisht thirrjes se Zotit Lame per bojkot te censusit?
Po
Jo
Ndoshta
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_413'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(413); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Tirana e humbur përgjithmonë
Nuk duket e largët dita, kur Shqipëria nuk do të ketë më asnjë gjurmë nga historia e lashtë e saj. Kudo babëzia po rrënon, masakron e fshin gjithçka pa asnjë mëshirë, duke kthyer monumentet e kulturës e të natyres diku nëe pallate apo restorante, gurore apo gropa gëlqereje. Kush e ndot më shumë Tiranën?
Përmirësimi ndotjes që shkaktojnë mbeturinat dhe riciklimi i tyre janë në fokusin e një studimi rreth mbrojtjes së mjedisit në Tiranë. Rezultatet e studimit ku u pyetën 1500 qytetarë, u prezantuan në ambasadën gjermane në kuadrin e veprimtari të “Tetorit Gjerman”. Dështimi turistik i Durrësit
Sezoni turistik në Durrës shënoi një dështim të paralajmëruar. Megjithë zgjatjen e sezonit, sërish numri pushuesve në plazhet e Durrësit, ra me 30 përqind, ndërkohe që në shkallë vendi numri pësoi rritje.
Ligji i mbetjeve, ndesh me BB
Ligji i menaxhimit të mbetjeve i cili u kalua pak ditë më parë në parlament, duhet të ishte i mbështetur tërësisht mbi strategjinë për menaxhimin e mbetjeve për të cilin kanë punuar gjatë ekpertët e komisionit të komunitetit europian dhe ata shqiptarë.
Të hënën nis viti i ri akademik
Studentët do të fillojnë të hënën vitin e ri akademik. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka sqaruar se janë 2 mijë kuota bosh, për të cilat maturantët do t’u duhet të plotësojnë formularim A3 gjatë javës në mënyrë që të realizohet rishpërndarja e tyre.
Lajmet kryesore
Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Falimenton banka franko-belge
Tirana e humbur përgjithmonë
Pretenca për bandën e Durrësit
Arsimi, Berisha: Akuzat e PS, cinike