FMN, ekonomia shqiptare "imune" ndaj krizes
Ish-drejtuesi i misionit te Fondit Monetar Nderkombetar per Shqiperine, Geruin Bell, vleresoi dje se ekonomia shqiptare nuk ka ecur keq dhe se kjo eshte pjese e fenomenit te ekonomive te reja, qe jane qene "imune" ndaj krizes ne ekonomite e perparuara perendimore. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, Bell thote se ne kushtet e paqendrueshmerise ekonomike ne Evrope, rritja ekonomike e Shqiperise pritet te jete edhe me e ulet. Nderkohe qe komenton edhe projektbuxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, duke shprehur mendimin se buxheti 2012, rritja eshte optimist. "Ne kete buxhet, sipas mendimit tone, eshte llogaritur nje rritje prej 8 per qind te te ardhurave, qe eshte sigurisht shume optimiste", u shpreh ai.
Vleresimet
Sipas Bell, ndonese ka shqetesime te reja perdite, deri tani ekonomia shqiptare nuk ka ecur keq dhe kjo eshte pjese e fenomenit te ekonomive te reja qe gjate vitit te kaluar kane qene me "imune" ndaj krizes se sa ekonomite perendimore me te perparuara. "Por, tani po hyjme ne nje faze te re, te rrezikshme ne Evrope. Keto jane kohe shume te veshtira ne tregjet financiare, te gershetuara me ngadalesimin e ekonomive. Fondi Monetar llogarit tani nje rrezik te madh per recesion teknik, ne me shume se nje ekonomi te madhe evropiane", tha Bell, duke u shprehur se do te kete pasoja edhe per Shqiperine dhe kjo do te ndodhe pavaresisht nga cfare ka arritur Shqiperia ekonomikisht. "Per t'u dhene nje shembull: nese kthehemi tre muaj pas, ne parashikuam se rritja ekonomike per Shqiperine do te ishte 2.5 per qind kete vit dhe 3,5 per qind per 2012. Ne baze te zhvillimeve qe po ndodhin tani, ne parashikojme nje rritje prej me pak se 2 per qind ne 2011 dhe nje deri ne 1.5 per qind ne 2012. Pra, keto jane efekte reale qe po percillen nga ekonomite kryesore evropiane tek ekonomite e reja dhe partneret e tyre tregtare", u shpreh ai. Megjithate, Bell theksoi faktin se Shqiperia ka forca si sistemi solid bankar, nje sistem qe ndryshe nga sistemet bankare evropiane, qe ende po jep kredi me nje ritem te larte. "Pra, shohim nje rritje te shendetshme te kreditit ne Shqiperi qe nuk e shohim ne shume vende te tjera. Ne vend ka besim te sistemi bankar dhe depozituesit jane te qete te fusin parate e tyre", vleresoi eksperti. Ai shtoi se shihen disa pika te forta strukturore per nje mjedis te favorshem biznesi, qe jep nxitje per investimet e huaja direkte.
Shqetesimet
Meraku i FMN-se per Shqiperine, ashtu sic shpjegon edhe Bell, eshte borxhi publik. Sipas tij, projektbuxheti qe po diskutohet tani parashikon nje rritje te shpenzimeve primare prej vetem pak me shume se 2 per qind. "Ky eshte nje buxhet i veshtire qe do ta quaja ideal, nese borxhi publik do te ishte 30 apo 40 per qind e GDP-se. Por, fatkeqesisht borxhi publik eshte gati 60 per qind dhe ne kete mjedis, edhe ai buxhet shume i vogel, ka rreziqe te medha", theksoi Bell. Sipas tij, ka dy elemente te perqasjes se qeverise shqiptare ndaj borxhit. Nje eshte mbajtja nen kontroll e rritjes se shpenzimeve dhe kete e kane bere. Tjetra eshte shpresa per nje rritje me te mire ekonomike. "Por, parashikimet tona kane qene te sakta gjate tre viteve te fundit. Nese parashikimet e tyre realizohen, do te bejne perparim per pakesimin e borxhit. Por, pikepamja jone eshte se kjo eshte shume e rrezikshme. Ne kemi rekomanduar shqyrtimin e te dy elementeve per uljen e borxhit: duhet te permiresohen te ardhurat dhe te ulen shpenzimet", theksoi eksperti i FMN-se.