Seldi: Fansat nuk më imagjinojnë dot pa Sinanin
Fansat nuk i imagjinojnë më të ndarë që pas famës që morën si duet i suksesshëm me dy klipet e tyre të fundit, Adrenalina dhe Biondina. Duke iu referuar impaktit në duet të Sinan Hoxhës dhe Seldi Qalliut, dalja në skenë e Seldit i vetëm në Kënga Magjike 2011 u shoqërua me komente të tipit: Seldi tradhton Sinanin, pra këndon i vetëm kësaj here. Por ndërsa Seldi i rikthehet për herë të tretë konkurrimit te Kënga Magjike, me një krijim plot atmosferë të shkruar nga Elgit Doda, nga disa është komentuar thjesht një test artistik, apo një truk për të parë reagimet e publikut, ndërsa jemi mësuar ti shohim gjithmonë bashkë dy këngëtarët së fundi.
Arsyeja është vetëm se Sinani është i profilizuar në gjininë e tij muzikore, dhe smund të konkurrojë në një festival si Kënga Magjike, ka thene Seldi per Panorama Plus, qe eshte perfolur shume per marredheniet e tij me Sinan Hoxhen.