E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nurja Censusi po ecen me ritmet e duhura te gjithe qytetaret po i hapin dyert anketuesve

Në ditën e dytë të nisjes së censusit , Institutit i Statistikave bën të ditur rezultatet e para të procesit. Ines Nurja, Drejtore e INSTAT njofton se regjistrimi i popullsisë, ka ecur me ritmet e pritshme dhe të gjithë qytetarët janë duke i hapur dyert anketuesve.

Edhe njëherë drejtuesja e INSTAT- it i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e censusit, sepse të dhënat e tij do t’i shërbejnë vetëm atyre dhe të ardhmes së tyre. Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave ka nisur në datën 1 tetor dhe pritet të zgjasë 3 javë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›