Falja e gjakut kandidon per OSKAR

Filmi “Falja e Gjakut” me regji te Xhoshua Marston dhe skenar të Andamion Murataj dhe Marston është miratuar nga bordi artistik i qëndrës kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar kinemanë shqiptare në kandidimet për Çmimet Oscar.
Në garë bashkë me këtë film në përzgjedhjen e Bordit Qendres kombëtare të kinematografisë kanë qenë edhe 3 filma të tjerë, “Amnistia” me regji të Bujar Alimanit, “Maja”, i Plution Vasit dhe “Ballkan Pazar” me regji te Edmond Budinës.
Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë parashikon që bordi merr parasysh prodhimet shqiptare apo bashkëprodhimet shqiptare me të huajt, që kanë dalë në qarkullim nga shtatori 2010 deri në shtator 2011. Filmi që kandidon duhet të jetë shfaqur për jo më pak se një javë rresht dhe jo më parë se 1 tetor 2010 e jo më vonë se 30 shtator 2011.
“Falja e gjakut” nga Joshua Martson, që pas suksesit në Festivalin e Filmit në Berlin, vazhdon të shfaqet në kryeqytet. Që prej vitit 1996 katër filma shqiptarë kanë aplikuar për "Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”, por asnjëri nuk është nominuar për “Oscar”.
Në vitin 1996 Shqipëria u prezantua me “Kolonel Bunker” të Kujtim Çashkut, në vitin 2002 ishte “Slogans” i Gjergj Xhuvanit, në vitin 2008 ishte filmi “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i Eno e Pirro Milkanit, në 2009 konkuroi “Gjallë” i Artan Minarollit dhe një vit më parë konkuroi “Lindje-Perëndim-Lindje” i Gjergj Xhuvanit.