Patozi Opozita po bllokon realizimin e reformave
Opozita po bllokon realizimin e reformave, kur ajo duhet të bashkëpunonte për integrimin e vendit.
Kështu u shpreh në seancë plenare kreu i grupit demokrat, Astrit Patozi, duke shtuar se në fakt, integrimi duhet të jetë parësor për çdo parti politike.
“Mazhoranca nga ana e saj është e gatshme të bashkëpunojë për integrimin.
Për ne, integrimi mbetet kryeçështje kombëtare, një kryenegociatë”, shtoi ai.
Duke theksuar më pas se kryesocialisti Edi Rama e urren parlamentin, pasi ai sheh në të humbjen e tij.
“Ai ka bërë premtime të kota që nuk përkojnë me një opozitë serioze”, tha Patozi.
Ndërsa përmendi faktin se sot duhej të niste puna për 12 rekomandimet e Komisionit Evropian.