E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pritet te dekretoje falje te reja

Tirane- Presidenti i Republikes, Bamir Topi, pritet te dekretoje falje te reja per te denuarit, por nuk ka dhene nje afat te caktuar se kur do te kryhen keto. Gjate dy viteve Presidenti Topi, ka dekretuar dy here falje per te denuarit. Faljet kane qene per personat qe kane pasur rreth tre vite denimi per te kryer. Po ashtu kane perfituar nga falja me nje vit deri ne kater vjet edhe te denuar te tjere, te cilet kane pasur me shume vite denimi. Kryesisht keta kane qene te denuar, te cilet kane pasur sjellje te mire. Keshtu me daten 6 prill te ketij viti, Presidenti Bamir Topi, dekretoi ne mbeshtetje te nenit 92, pika "b" dhe 93 te Kushtetutes, nenit 70-te te Kodi Penal ligjit nr.6299, date 27.03.1981 "Per faljen" te ndryshuar, me propozim te organeve te pushtetit lokal dhe te institucioneve te tjera, 23 te denuar, ku 12 prej te cilave kane qene gra. Nderkohe qe Presidenti Topi, dekretoi falje denimi me daten 7 mars te vitit 2008. Nga ky dekretim, perfituan 26 gra te denuara te burgut 325 "Ali Demi". Propozimi per falje, Presidentit i vjen nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, e cila fillimisht konsultohet me te gjitha institucionet e vuajtjes se denimit, pas pergatitjes se emrave dhe dosjeve te te gjithe te denuarve qe kane pasur sjellje te mire dhe kane shume pak vite denimi, per te vuajtur. Te gjitha emrat dhe dosjet kalojne ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve, e cila pasi i studion te gjitha me radhe, i dergon emrat Presidentit te Republikes, i cili me pas vendos dekretimin ose jo. Faljet nga ana e Presidentit jane bere kryesisht per festa, ndersa pritet qe edhe kete fundvit, te kete falje per te denuarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›