E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Me në krye Vranicin për Peshkopinë, për zhvillim

Kreu i opozitës Edi Rama, gjatë turit elektoral u ndal në Peshkopi ku prezantoi kandidatin socialist për këtë Bashki, Ilir Vranici. Kryesocialisti Rama akuzoi kreun e qeverisë për politikën e ndjekur në këtë qytet duke e lënë të pazhvilluar dhe në varfëri. Në 20 vite demokraci deklaroi Rama, përparimi i këtij qyteti lë për të dëshiruar.
 

Kandidati socialist për Bashkinë e Peshkopisë Ilir Vranici, deklaroi se e vetmja zgjidhje për Peshkopinë është Partia Socialiste dhe u premtoi banorëve ulje të papunësisë dhe krijimin e një programi zhvillimi.
 

Rama ndër të tjera deklaroi se forca politike që ai drejton është në betejë për të mbrojtur ëndrrat dhe shpresat e këtij qyteti dhe të ketij vendi .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›