E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falja fiskale, pritet sot të dalë formulari për aplikim

Burime nga Ministria e Financave kanë bërë me dije se sot pritet të bëhet publik formulari i aplikimit për faljen fiskale. Ndërsa udhëzimet ende nuk janë bërë publike për mënyrën se si do të veprohet gjatë këtij procesi që duhej të niste në dy javët e para të muajit maj. Duket qartë që ligjet e rëndësishme kanë mbetur peng I procesit elektoral dhe nuk dihet ende nëse do të aplikohen apo kanë qenë thjesht për efekt zgjedhor, pasi sipas ligjit, falja fiskale hyn në fuqi menjëherë dy javë pas publikimit në fletoren zyrtare, që do të thotë se formularët mund të nisin të plotësohen që nesër. Nisja e procedurave për faljen fiskale nëqoftëse do të ndodhë, do të të jetë me tërheqjen e formularit në administratën tatimore, plotësimin e tij dhe depozitimin po në këtë administratë. Mënyra për të tërhequr formularin e vetëdeklarimit nuk është vetëm nëpërmjet paraqitjes në administratën tatimore, por mund të tërhiqen në rrugë elektronike apo hard copy. Ndërsa deklarimet do t’i bëjnë vetë qytetarët në bankë, hipoteka etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›