Faljet e fundvitit, Presidenca shkresë burgjeve për listën e të dënuarve përfitues.
Festat e fundvitit po afrojnë, dhe më shumë se kushdo, ato priten me ankth dhe shpresë nga të dënuarit në burgjet shqiptare. Shpresa me të cilën e presin këtë festë janë faljet apo uljet e dënimit që bën Presidenti i Republikës me rastin e festave. Dhe, sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, dëshira do të bëhet realitet për një numër të madh të dënuarish, të cilët pritet të përfshihen në listën e gjerë që është duke përgatitur kjo drejtori për të dënuarit që do përfitojnë nga festat e fundvitit ulje ose falje dënimi. Pak ditë më parë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve i ka mbërritur një shkresë zyrtare nga Presidenca, ku kërkohej të përgatitej nga të gjitha burgjet e vendit një listë me emra të dënuarish (femra dhe meshkuj) dhe veprat penale për të cilat akuzohen, të cilët do të mund të përfitojnë falje ose ulje dënimi në bazë të kritereve të vendosura me ligj. Përmbajtja e shkresës zyrtare të Presidencës u është komunikuar nga kreu i Burgjeve vartësve të tij drejtues në të gjitha burgjet e vendit, të cilët i kanë hyrë punës për evidentimin e emrave që do të përfitojnë falje ose ulje dënimi për këtë vit. Sipas burimeve zyrtare nga burgjet, në shkresë specifikohet që lista të jetë e gjerë, gjithmonë brenda kritereve të përcaktuara me ligj për përfitimin të uljes së dënimit apo faljes së kohës së mbetur, me qëllim uljen sa të jetë e mundur e mbipopullimit në burgje. Përfshirja e një numri të madh të dënuarish në këtë listë të kërkuar nga Presidenti i Republikës bëhet edhe për shkak të faktit që një vit më parë në këtë kohë u përpiluan lista për falje apo ulje dënimi, por nuk u realizua, pasi nuk pati falje apo ulje dënimi nga Presidenti i Republikës për festat e fundvitit.
Procedura për seleksionimin e të dënuarve që do përfitojnë ulje apo falje të dënimit të mbetur do të jetë ndryshe nga vitet e mëparshme, kur vetë të dënuarit aplikonin direkt te Presidenti i Republikës, për të përfituar ulje apo falje dënimi, duke dorëzuar një dosje përkatëse me dokumente personale, si dhe karakteristikat e juristit të burgjeve. Këtë vit, Presidenca ka vendosur t’ia lërë në dorë burgjeve përpilimin e kësaj liste me emrat përkatës të të dënuarve për çdo burg të vendit, listë e cila para festave të fundvitit do i dorëzohet këshilltarëve juridikë të kreut të shtetit, të cilët do shqyrtojnë dokumentacionin për çdo emër të përzgjedhur nga drejtorët e burgjeve. Më pas, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do vërë firmën duke dekretuar faljen apo dhe ulje dënimi për këta të dënuar. Lista me emrat do i përcillet sërish burgjeve, të cilët do të bëjnë ekzekutimin e dekretit të Presidentit Topi. Që një i dënuar të përfitojë falje duhet të plotësojë të paktën 5 kritere. Një nga këto është koha e shkurtër e dënimit të mbetur. Kriter tjetër është ai i veprës penale. Një i dënuar, sipas burimeve, duhet të ketë marrë vendimin e formës së prerë nga gjykata për një vepër penale jo shumë të rëndë. Diçka jo me më pak rëndësi për faljen është edhe sjellja e mirë e të dënuarit në burgun ku vuan dënimin. Më afër faljes do të jenë të dënuarit që u ka mbetur një kohë e shkurtër dënimi dhe që janë me sëmundje të pashërueshme.